• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

by Filip Çakuli
07/11/2026 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Filip Çakuli

Besoj se protesta ia arriti qëllimit. Semaforët u shkulën, koshat u dogjën, bulevardi u bë për rikonstruksion dhe flamingot fluturuan drejt vendeve të nxehta. Edhe dyqanet u blinduan me hekura e llamarina. Tregtia e materialeve të ndërtimit duhet t’u jetë mirënjohëse revolucionarëve.

Shkulën gjithçka që u doli përpara, por nuk shkulën dot Ramën nga istikami.

Ky i fundit vuri disa karrige druri para zyrave, duke i ftuar në dialog. Revolucionarët ua vunë flakën. Pastaj vendosi ulëse guri. Këta ishin të armatosur me molotovë e fishekzjarrë, por harruan të merrnin edhe vare. Revolucioni mbeti në gjysmë të rrugës.

I bënë thirrje çdo ditë popullit t’u bashkohej, por populli është më i mënçur dhe pragmatist. Nuk ndjek dhunuesit…. Atëherë shpikën një demokraci të re: flisnin në megafon në emër të popullit. Si dikur, kur arrestonin njerëzit në mesnatë në emër të popullit, ndërsa populli flinte gjumë.

“Shqipëria kërkon revolucion!”, bërtisnin. Po kush ishte Shqipëria? Ata në shesh, apo ata në kafene që ndiqnin revolucionin me kafe e cigare?

Me sa duket, populli kishte deleguar përfaqësimin pa dijeninë e vet.

Dhe kështu, nga dhjetëra mijëra, revolucioni u katandis në kaposh me një thelë. Një revolucion që filloi kombëtar dhe përfundoi familjar.

Dhe imagjino protestat kombëtare dhe ndërkombëtare të opozitës, që përfundojnë me pak pjesëmarrës. Mirë ata nuk turpërohen me numrat e ndjekësve, po na vënë dhe ne në siklet, që presim dhe dëshirojmë një opozitë të fuqishme.

Nuk ma nxë goja t’i quaj studentë ata që zëvendësojnë argumentin me “Edi Rama të q… robtë”, “Rama legen”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe sharje të tjera rrugaçërore. U duket se janë njëherësh hetues, prokurorë, gjykatës dhe përmbarues.

Vendimin e kanë dhënë; mungon gjykimi. Madje, sipas parimit të tyre, në burg duhet të shkojnë të dy: Rama dhe Berisha. Për këtë të fundit, çuditërisht, revolucioni nuk ka gjetur ende zgjidhje. Se kryetari i opozitës don të privatizojë një “revolucion”, që zgjat prej muajsh, në mungesë të protestueve të vetë.

M’u kujtua një fjalë e urtë: atë nuk e qasnin në fshat, ai kërkonte të bijën e priftit.

Por do të ishte gabim të ngatërrohej protesta me vandalët. Qeverisja ka skandale pa hesap. Pagat, pensionet, çmimet dhe kushtet e jetesës janë arsye më se të mjaftueshme për të protestuar.

Një student duhet të mendojë për provimet, jo nëse do t’i dalin paratë për qiranë dhe ushqimin. Ndërsa pensionisti duhet të jetojë me pensionin, jo të bëjë llogaritë se cilin ilaç të lërë pa blerë. Ka humbur dhe shpresa, se mund të rregullohet gjendja. Se humbja e iluzionëve, është normale, humbja e shpresës, është tragjike

Qeveria duhet t’i dëgjojë. Pavarësisht përpjekjeve për të ndrequr disa gjëra, për të bërë dialog për kërkesat e tyre. Të jemi realistë, qeveria nuk mund të zgjidhë gjithë problemet, veç të sajat dhe ato të mbartura nga qeverisjet e mëparshme.

Ka shpikur “pasqyrën” , si Pizarro përballë Atahualpës të inkasve, duke menduar se mjafton të tregosh “pasqyrën” për reflektim.

Nga ana tjetër, opozita duhet të kuptojë se revolucioni nuk bëhet duke djegur koshat, as duke u betuar se përfaqëson popullin. Nëse populli nuk të ndjek, nuk mund ta marrësh peng dhe ta nxjerrësh me detyrim në shesh.

Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë, ka thënë një prrdident amerikan. Por rezistenca nuk është të shkulësh semaforin, të djegësh koshin apo t’i vësh flakën karriges së dialogut. Nuk mund të kërkosh një shtet më të mirë duke shkatërruar qytetin ku jeton.

Në fund, bilanci i revolucionit është mbresëlënës: semaforë të shkulur, kosha të djegur, biznese të blinduara, karrige të karbonizuara dhe flamingo në emigrim. Pëgjegjësia për dhunën është individuale, se siç shkruante Volteri, asnjë flokë bore në një ortek, nuk ndjen se ka përgjegjësi.

Karrigën e Ramës nuk e dogjën ende. Po me vandalizma dhe molotovë, nga të rinjë dhe paramilitarë të opozitës, nuk mund të largosh një qeveri legjitime.

Me kaq shumë dëme dhe kaq pak rezultat, ndoshta duhej të kërkonin dëmshpërblim nga revolucioni.

Next Post
Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In