• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kristiana Saxobeat: Biznesmeni tentoi të na përdhunonte mua dhe motrën time minorene

by Aalison Pearse Stevens
10/09/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia që ka kaluar balerina 18-vjeçare, së bashku me të motrën, 16-vjeçare, së bashku me të motrën, 16 vjeçe i përngjan një skenari filmi. Gjithçka ka nisur një mbrëmje, ku dy adoleshentet janë ftuar te shtëpia e një miku. Por, aty ato janë ndeshur me një biznesmen 46-vjeçar, që i ka dhënë kokainë kundra dëshirës dhe më pas ka nisur t’i ngacmojë seksualisht. Gjatë intervistës dhënë për “Bluetooth”, Kristiana tregon edhe njëherë ngjarjen e tmerrshme që ka përjetuar së bashku me të motrën, Vanesën.

Biznesmeni fillimisht i ka dhuruar një “Iphone”, por më pas u ka kërkuar favore seksuale. Të dyja vajzat kanë qenë të detyruara të konsumojnë kokainë me të. “Na thoshte që do t’ju bëj keq nëse nuk pini me mua”, tregon më tej Kristina, e cila ka vendosur ta zgjidhë me anë të drejtësisë dhe çështjen ia ka besuar avokat Artan Gjuzi.

Si e njohët biznesmenin?
E njohëm nëpërmjet një shoku. Unë dhe motra ime i thamë që kishim nevojë për 500 euro dhe ai na tha që një miku i tij do të na i jepte, nëse ne do të rrinim me të. Por vetëm kaq, të rrinim. Dhe ashtu bëmë, shkuam tek shtëpia e tij. Që kur shkuam ai na tha që telefonin e keni dhuratë prej meje. Në fund të mbrëmjes, ai na tha do të na jepte edhe 500 euro. Por, aty pamë që ai pinte kokainë. Pasi piu, ai më tha që duhet të pinte edhe motra ime, e cila është vetëm 16 vjeçe. Na tha që vetëm kështu do të na i jepte edhe lekët. E detyroi motrën time të pinte kokainë.
Si ju detyroi?
Na bëri presion psikologjik. Na thoshte që do t’ju bëj keq nëse nuk pini me mua. Thoshte gjëra që na frikësoi shumë, na kërcënoi edhe me jetë. Nuk kishte rrugë tjetër, veçse të pinim me të. Më pas na tha që do kryejmë marrëdhënie seksuale të tre bashkë.
A bëtë seks?
Jo, nuk bëmë.
A tentoi t’ju afrohej me forcë?
Po tentoi, edhe te motra ime minorene, por ajo dhe unë iu lutëm që të mos na bënte gjë.
Si arritët të iknit nga shtëpia?
Ishte një moment që ai doli nga shtëpia për të marrë doza të tjera kokaine. Ne shfrytëzuam atë moment për të ikur. Morëm telefonin që na kishte thënë se na e kishte bërë dhuratë.
E dinte ai që motra juaj ishte minorene?
E dinte dhe i thoshte që të kam si gocën time, por më pas i bëri dhe ftesën për seks.
Ju kontaktoi më mbrapa?
Po, më ka shkruar. Më thoshte “zogu hajde merr dhe 500 eurot”. Nuk më tha më kthe telefonin, aq më tepër të më thoshte se do më bënte padi për vjedhjen e telefonit.
A keni qenë herë të tjetër me meshkuj për t’i marrë para?
Jo, nuk kemi qenë kurrë. Thashë, këto lekë ne na duheshin sepse do të iknim jashtë shtetit. Do bënte motra ime një vizitë.
A ju ka kërcënuar njeri tani pasi keni bërë denoncimin?
Po, na kanë kërcënuar. Më ka shkruar një mesazh ku më shante me fjalët më të ndyra dhe më ka thënë do të fus në burg.
Çfarë prisni tani?
Tani presim të bëhet drejtësi. Të marrë atë që meriton.
Mendoni se po të rrinit akoma me të, do t’ju përdhunonte?
Patjetër që po. Mendoj që do na bënte shumë keq të dyjave.
Me çfarë merreni ju?
Unë, siç e dinë të gjithë jam balerinë. Nëpërmjet punës mbaj të gjithë familjen time.

ma.me

Next Post
Zgjedhjet dibër, grupe të PS dhe PD, postblloqe që të mos blihet vota

Zgjedhjet dibër, grupe të PS dhe PD, postblloqe që të mos blihet vota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com