• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqi për Berishën dhe Malltezin shtyhet për në 25 nëntor, avokati: Do kërkojmë pushim të çështjes

by A R
24/10/2024 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca paraprake e parashikuar të mbahej sot për Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë mbi dosjen “Partizani” është shtyrë. Avokatët kanë pretenduar se ka pavlefshmëri njoftimesh pasi sipas tyre janë bërë pa përfunduar afati ligjor. E kështu gjykatësja Flojera Davidhi vendosi shtyrjen e seancës.

“Për shkak të pavlefshmërisë së njoftimit dhe për shkak të volumit të jashtëzakonshëm të dosjes seanca është shtyrë për datën 25 Nëntor ora 12:00”, tha avokati Genc Gjokutaj.

I vetmi i pranishëm në sallë ishte biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërsa pjesa tjetër vendosi të përfaqësohej vetëm me avokatët.

“Zoti Berisha nuk është e nevojshme të paraqitet. Në seancat që janë procedurale prezenca nuk është e nevojshme, por sigurisht që zoti Berisha në seancat ku do të jetë e domosdoshme prezenca e tij do të çmohet nga ne dhe ai, dhe sigurisht ai është pjesë e procesit si në prezencë dhe në mungesë”, sqaroi avokati i ish-kryeministrit Berisha.

Dosja “Partizani” me 333 fashikuj u dorëzua pasditen e 18 Tetorit në gjykatë nga Prokuroria e Posaçme. SPAK thotë se hetimet e kryera e ngarkojnë me përgjegjësi ish-kryeministrin se është korruptuar për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, vepër që e ka konsumuar nëpërmjet dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Si korruptuesin e tyre, SPAK thotë se është biznesmeni Fatmir Bektashi, ky i fundit bashkë me Malltezin dhe 3 të tjerë dyshohen edhe se kanë pastruar para. Berisha dhe Malltezi nga ana tjetër kanë dorëzuar kundërshtimet e tyre, duke pretenduar se hetimi i SPAK është pa objekt, me mangësi dhe se ka motive politike.

E kështu, gjyqtarja Davidhi ka 3 mundësi për të vendosur. Ajo mund të pranojë kërkesën e SPAK dhe të kalojë çështjen për gjykim, të pranojë kërkesën e avokatëve dhe të pushojë çështjen ose mund të rikthejë dosjen në SPAK për hetime të mëtejshme duke i lënë detyra përkatëse. Nëse ajo pranon aktet e dosjes së SPAK atëherë nis zyrtarisht gjyqi në themel.

Sali Berisha akuzohet në këtë dosje për korrupsion pasiv. Jamarbër Malltezi e Fatmir Bektashi akuzohen për korrupsion e pastrim parash ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja e Andia Pustina vetëm për pastrim parash.

Kryetari i Partisë Demokratike dhe dhëndri i tij janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe përgjatë hetimit kanë mohuar akuzat. Ndërsa biznesmeni Fatmir Bektashi është hetuar nën masën detyrim paraqitje. Begeja e Pustina janë hetuar në gjendje të lirë gjatë kësaj kohe.

Akuzat nga SPAK

Sali Berisha – “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Jamarbër Malltezi – “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Fatmir Bektashi – “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Xhimi Begeja – akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Andia Pustina – “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale.

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Studio Pustina sh.p.k. – “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale.

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Homeplan sh.p.k. – akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal;

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Kontakt sh.p.k. – akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 25 Tetor 2024

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Or ish prokuror Gjokutaj, ti nuk je i sfte dhe habitem se si te mori Saliu ! Ti o shtyn gjygjet ose kerkon pushim te ceshtjes. Kjo se nuk din te mbrosh klientet e tu

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

October 29, 2026
Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

Rritet buxheti për rrugët, ja projektet që financohen vitin që vjen! Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!

October 29, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

October 29, 2026

Ankimimet ndaj vendimit të ish-krerëve të UÇK-së /Apeli i ‘Speciales” pranon shtimin e numrit të fjalëve në deklaratat e mbrojtjes

October 29, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën!

October 29, 2026
Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

October 29, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?

October 29, 2026
Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In