Në dhjetor të vitit 2014, Presidenti I Komisionit Europian paraqiti një plan ekonomik për Europën e Bashkuar. Me këtë paketë që synon ndërhyrje massive në infrasturkturën, energjinë dhe teknologjinë e komunikimit, Bashkimi Europian do ta dalë, sipas Juncker, nga kriza ku ndodhet. Plani Juncker ka një faturë që kalon 300 miliard eurot. Një shumë e cila në teori do të financohet nga vendet anëtare, por që ka nxitur interes edhe nga fuqi të tjera globale, siç është Kina.
Ekonomia dixhitale dhe kapitalet kineze, këto janë dy nga faktorët kryesorë ku mbështetet suksesi i planit Junker, i cili do të fillojë nga fundi i verës së këtij viti. Një mundësi e mirë dhe të thelluar marrëdhëniet e Europës me Kinën në planin e investimeve. Në këtë projekt nuk janë të pakët ata që besojnë dhe shpresojnë në suksesin e tij, për vetë faktin se si Bashkimi Europian ashtu edhe Kina, kanë interesa të përbashkët në këtë nismë. Bashkimi Europian, me krijimin e EFSI, si pjesë të planit Junker, ka dhënë sinjalin e parë drejt kësaj marrëdhënie, ku roli kryesor i EFSI është pikërisht tërheqja e investimeve të huaja dhe kapitaleve private. Gjithashtu, Kina gjendet përballë sfidës së invertimit të ekonomisë së saj, nga një vend importues kapitalesh, në një vend eksportuesh kapitalesh dhe investimesh, si dhe përballë sfidës tjetër të diversifikimit të ekonomisë së saj, si dhe dixhitalizimit dhe inovacionit.
Në lidhje me këto tema është folur më datë 4 Qershor, në seminarin me temë “Dixhitalizimi i ekonomisë në Kinë si dhe plani i investimeve të BE”, i organizuar nga shoqata China-Eu në Komitetin Rajonal. Pjesëmarrja në takim ishte mjaft e madhe, me përfaqësues të trupës diplomatike, funksionarë të Komisionit, europarlamentarë dhe përfaqësues të rajoneve, përfaqësues të telekomunikacionit të vendeve të Europës, si dhe përfaqësues nga 4 bankave më të rëndësishme të Kinës, të cilat janë dhe 4 më të mëdhatë në botë, referuar klasifikimit të Forbes. Për të patur një ide më të qartë të situatës, mjafton të mendosh që Bank of China është numri një në botë për xhiro vjetore (166 miliard usd), fitime (44 miliardë usd), asete (3320 miliardë usd), dhe vlerë tregu (278 miliard usd).
Delegatët e Bank of China dhe të tre bankave të tjera (ICBC, China Construction Bank, Agricultural Bank of China) kanë dëgjuar funksionarë të lartë të Komisionit Europian, të cilët i kanë ilustruar se si do të funksionojë plani Junker, i cili pas marrjes së dritës jeshile në planin politik më datë 28 Maj, do të jetë operativ, duke filluar nga shtatori-tetori në anën e asistencës teknike dhe nga fundi i vitit 2015, edhe portali I investimeve do të jetë funksional. Gjithashtu u prezantuan dhe projektet e infrastrukturës dixhitale për disa Rajone Europiane.