• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kinë-Europë, diskutohet Plani Juncker: miliarda në tryezën e të mëdhenjve

by
17/06/2015 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dhjetor të vitit 2014, Presidenti I Komisionit Europian paraqiti një plan ekonomik për Europën e Bashkuar. Me këtë paketë që synon ndërhyrje massive në infrasturkturën, energjinë dhe teknologjinë e komunikimit, Bashkimi Europian do ta dalë, sipas Juncker, nga kriza ku ndodhet. Plani Juncker ka një faturë që kalon 300 miliard eurot. Një shumë e cila në teori do të financohet nga vendet anëtare, por që ka nxitur interes edhe nga fuqi të tjera globale, siç është Kina.

 

Ekonomia dixhitale dhe kapitalet kineze, këto janë dy nga faktorët kryesorë ku mbështetet suksesi i planit Junker, i cili do të fillojë nga fundi i verës së këtij viti. Një mundësi e mirë dhe të thelluar marrëdhëniet e Europës me Kinën në planin e investimeve. Në këtë projekt nuk janë të pakët ata që besojnë dhe shpresojnë në suksesin e tij, për vetë faktin se si Bashkimi Europian ashtu edhe Kina, kanë interesa të përbashkët në këtë nismë.  Bashkimi Europian, me krijimin e EFSI, si pjesë të planit Junker, ka dhënë sinjalin e parë drejt kësaj marrëdhënie, ku roli kryesor i EFSI është pikërisht tërheqja e investimeve të huaja dhe kapitaleve private. Gjithashtu, Kina gjendet përballë sfidës së invertimit të ekonomisë së saj, nga një vend importues kapitalesh, në një vend eksportuesh kapitalesh dhe investimesh, si dhe përballë sfidës tjetër të diversifikimit të ekonomisë së saj, si dhe dixhitalizimit dhe inovacionit.

Në lidhje me këto tema është folur më datë 4 Qershor, në seminarin me temë “Dixhitalizimi i ekonomisë në Kinë si dhe plani i investimeve të BE”, i organizuar nga shoqata China-Eu në Komitetin Rajonal. Pjesëmarrja në takim ishte mjaft e madhe, me përfaqësues të trupës diplomatike, funksionarë të Komisionit, europarlamentarë dhe përfaqësues të rajoneve, përfaqësues të telekomunikacionit të vendeve të Europës, si dhe përfaqësues nga 4 bankave më të rëndësishme të Kinës, të cilat janë dhe 4 më të mëdhatë në botë, referuar klasifikimit të Forbes. Për të patur një ide më të qartë të situatës, mjafton të mendosh që Bank of China është numri një në botë për xhiro vjetore (166 miliard usd), fitime (44 miliardë usd), asete (3320 miliardë usd), dhe vlerë tregu (278 miliard usd).

Delegatët e Bank of China dhe të tre bankave të tjera (ICBC, China Construction Bank, Agricultural Bank of China) kanë dëgjuar funksionarë të lartë të Komisionit Europian, të cilët i kanë ilustruar se si do të funksionojë plani Junker, i cili pas marrjes së dritës jeshile në planin politik më datë 28 Maj, do të jetë operativ, duke filluar nga shtatori-tetori në anën e asistencës teknike dhe nga fundi i vitit 2015, edhe portali I investimeve do të jetë funksional. Gjithashtu u prezantuan dhe projektet e infrastrukturës dixhitale për disa Rajone Europiane.

Next Post

Kandidatët e inkriminuar, Lu: Do vjedhin paratë tuaja për Mercedezë luksozë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com