Mesfushori Arturo Vidal, pas incidentit që u përfshi në mëngjesin e së mërkurës, ku i dehur po drejtonte makinën e tij, duke pësuar një aksident të rëndë, që për fatin e mirë të tij nuk pësoi lëndime, ka dalë në konferencë për shtyp, për të kërkuar falje publike popullit kilian.
Vidal, nuk ka mundur t’iu përmbahet lotëve, teksa rrëfente për ngjarjen, dhe po kërkonte falje.
Sidoqoftë, më vonë është zyrtarizuar se anëtari i Juventusit, do të mbetet në kombëtaren e Kilit, për të vazhduar turneun.