Tre të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë në Dibër.
Aksidenti ka ndodhur sot pasdite në Bulqizë, pranë kufirit me Maqedoninë dhe ende janë të paqarta shkaqet, për të cilat policia është duke hetuar.
Policia e Dibres njoftoi se në hyrje të fshatit Trebisht, Bulqizë, një mjet tip Opel Astra me targa AA 791 JY ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Në automjet udhëtonin 4 persona, nga të cilët 3 prej tyre kanë humbur jetën ndërsa njëri është në gjendje të rëndë.
Konkretisht:
Gentjan Sula, 27 vjeç ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë po mjekohet në Dibër të Madhe Maqedoni.
Kanë humbur jetën
Azem Karabrahimi 21 vjeç banues në fshatin Ostren.
Elena Bajrami rreth 32 vjece, banuese në fshatin Tuçep.
Musa Nuredini rreth 55 vjeç.
Grupi hetimor në vend ngjarje po punon për zbardhjen e ngjarjes.
d.i.