• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spahiu: Imazhet me zjarrin berishjan në mediat europiane dëmtojnë Shqipërinë, jo qeverinë

by A R
17/10/2024 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ sondazhin ekskluziv të Eduard Zaloshnjas dhe Report Tv lidhur me ‘termometrin politik’ të momentit në vend.

Spahiu mori në shqyrtim për Marsela Karapançon të dhënat se 70% e të pyeturve nga sondazhi janë pro pezullimit të deputetëve të PD-së nga parlamenti për djegie karrigesh dhe janë kundër aksionit të tyre politik me mosbindje civile.

‘Pyetja e ndarë në ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që nuk jetojnë në Shqipëri. Pjesa më e madhe e atyre që jetojnë jashtë e vlerësojnë si të drejtë, por jo si në përqindje me diferencë me ata që jetojnë në Shqipërinë. Imazhet me djegie, zjarr, bomba në kryeqytetin e Shqipërisë dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe jo qeverisë. Këtë faturë e paguajnë emigrantët shqiptarë. Çdo shqiptar që punon jashtë mban në vete kostot e vendit të tij. E di se çdo të thotë kur prezantohesh me shoqëri gjermane, belge kur thua që je shqiptar sa i paragjykuar je dhe nuk ngrihen mbi aftësi personale por mbi perceptime sociale të vendit ku vjen.’

Për Spahiun, imazhet me bomba molotov dhe djegie karrigesh dëmtojnë Shqipërinë dhe jo qeverinë, në një kohë kur shqiptarët që jetojnë jashtë sapo fillonin ta ndjenin veten krenar për vendin e tyre.

‘Në kohën kur të gjithë kishin filluar të ndjeheshin krenar, pari imazhi i Shqipërisë me turizmin shqiptar, bukuritë shqiptare. Tani i gjithë ky zjarr, kjo mosbindje civile vjen në një moment kur është investuar për imazhin. Me imazhet e bombave në parlament kur shoqëria europiane e shikojnë dëmtohet Rama apo shqiptarët në perëndim? 90% dëmtohet Shqipëria dhe shqiptarët në perëndim. Redukton dhe përqindjen e turistëve. Një i huaj do hezitojë të vijë pasi rishfaqen skenat e 97. Në Londër më thanë Shqipëria e dimë vendin e maxhupëve.

Menduam se shpëtuam nga kjo histori. Ky sondazh reflekton edhe bindjet politike që kanë shqiptarët. Kjo % që janë kundër masave ndaj deputetëve të PD janë të palëvizshme nga PD dhe Berishës. Ajo 70% rishpërndahet në elektoratin socialist dhe gri, që nuk pajtohet me dhunën. E konsideron një metodë të papërshtatshme. Ne duhet të bëjmë dhe pak debat.’

Më tej, Spahiu thekson se masat ndaj deputetëve të PD-së nuk mund të jenë thjeshte administrative por penale, pasi pengohet ushtrimi i lirë i detyrës që dënohet në Kodin Penal.

‘Unë që jam jurist po ti pyes sot, edhe emigrantë të tjerë profesionistë, mendoj se 50% nuk kanë fare dijeni që kjo ka ndodhur dhe një përqindje tjetër nuk janë të aftë të gjykojnë nëse është vendim i drejtë apo i padrejtë. Kjo çështje nuk ndiqet administrativisht, por mbi bazë të kodit penal pengimi në ushtrimin e detyrës është vepër penale. Por sikur të ndodhi kjo në çdo institucion? Ligji është i barabartë qoftë për institucionet, qoftë për subjektet. Prisja një përqindje të thonte nuk kam dijeni.’

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In