• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ideja absurde e monopolit të opozitës dhe opozitarizmit

by Ervis Iljazaj
17/10/2024 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Një nga arëyet e radikalizimit të aksionit politik të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, është padyshim edhe qëllimi për të monopolizuar opozitën dhe opozitarizmin në Shqipëri. Duke kryer aksione opozitare radikale dhe duke tensionuar klimën politike, PD shuan në këtë mënyrë zërat e tjerë opozitar dhe protagoznimin e tyre.

Kjo nuk është një strategji që ka lindur tani, por ka këtu e tre vite. Retorika kryesore e Berishës që nga koha kur u shpall ‘non-grata’ ka qenë pikërisht qëllimi për të injektuar në opinion publik shqiptar idenë se ai është opozita e vetme në Shqipëri. Duke qenë se kushtet në të cilat ndodhet e bëjnë të vështirë, pothuajse të pamundur ardhjen e tij në pushtet, atëherë ajo që i ka mbetur është të zërë vendin e tij në opozitë, madje ta monopolizojë atë.

Ka pothuajse tre vite që përdorin terma si opozita reale apo opozita e vërtetë, terma të cilat nuk kanë asnjë kuptim logjik. Të gjithë ata që kanë guxuar të jenë një opozitë tjetër përtej PD-së janë lincuar publikisht, janë akuzuar dhe janë konsideruar si tradhtarë apo si bashkëpunëtorë të Edi Ramës. Sa herë që del një force e re politike sulmi kryesor që i bëhet është pikërisht se po çojnë ujë në mullirin e Edi Ramës.

Kjo është një ide absurde që nuk ekziston në asnjë vend të botës normale. Askund në botë nuk pretendon se ka monopolin e opozitës apo edhe mënyrën se si bëhet opozita. Të gjitha ata që e mbështesin Berishën kujtojnë se pa Sali Berishën nuk ekziston opozita, dhe pa të madje nuk ekziston as demokracia. Një ide e cila e ka mbajtur atë në krye të PD-së për 34 vite me radhë. Sigurisht zoti Berisha është një pjesë e rëndësishme e opozitës në Shqipëri, por kurrsesi si nuk mund të ketë monopolin e saj. Nuk matet opozitarizmi se sa molotov hedh dhe sa flakë ndez, por matet duke gjetur mënyrat më efikase për të rrëzuar pushtetin.

Në shumë debate, gazetarë apo mbështetës së tij hedhin idenë se të gjithë duhet të bashkohen rreth tij në të kundërt po bëjnë lojën e Edi Ramës. A thua se bashkimi politik është një gjë mekanike dhe aspak parimesh. Bashkimi politik në disa raste është një kimi negative dhe jo pozitive. Për shembull, nëse ndonjë nga partitë e reja sot do të bashkoheshin me PD-në e Berishës do të humbin komplet fabulën e tyre dhe s’do të merrnin asnjë votë. Në këtë kuptim, të mendosh ndryshe si të bësh opozitë apo të mundohesh të krijosh opozitarizmin në bazë të parimeve të ndryshme nga ato të Berishës, nuk do të thotë aspak të jesh me Edi Ramën. Përkundrazi, ndonjëherë do të thotë t’i prishës më shumë punë atij.

Ideja që vazhdon prej kohësh, që Sali Berisha është opozita dhe çdo kush tjetër është me Edi Ramën, është një mendësi autoktratike njësoj si ajo e Edi Ramës që kaq shumë e kritikojnë.

Në fakt, po të shikosh sondazhet e fundit të Euronews, partitë e reja dhe drejtuesit e tyre si Adriatik Lapaj, Endri Shabani, Agron Shehaj dhe Arlind Qorri, kishin një pëlqyeshmëri të lartë. Madje Adriatik Lapaj kishte një pëlqyeshmëri edhe më të lartë se sa Edi Rama. Sigurisht pëlqyeshmëria jo domosdoshmërisht nuk kthehet në vota, por potenciali është i madh. Në këtë mënyrë rruga që ata po ndjekin, larg mënyrës berishsite e të bërit opozitë dhe larg bashkimit me të, tregon që janë në rrugën e duhur. Madje, nga ato rezultate nuk kuptohet më se cila është opozita kryesore, partitë e reja apo PD-ja e Berishës?

Next Post
Mero Baze: Për të gjithë ata që fajësojnë gjyqtaret guximtare të Salianjit (VIDEO)

"Arkitekti" i 21 Janarit i nxjerr emrin policit dhe e kërcënon: Vend mbi tokë nuk do të kesh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

September 20, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com