Skuadra Nottingham Forest që bën gara në Championship (kategoria e dytë angleze), ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit shqiptar, Pajtim Kasami. Lajmi është bërë i ditur të nga mediumet angleze.
Mësohet se skuadra angleze tashmë ka nisur negociatat me Olympiacosin, që ka kontratë me Kasamin deri në vitin 2018, përcjell Koha Ditore. Nottinghami është i gatshëm të ofrojë pesë milionë euro për Kasamin, por Olympiacosi dëshiron ta mbajë lojtarin.
Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë skuadra angleze do të kërkojë huazimin e Kasamit me detyrim blerjeje të kartonit të tij në fund të edicionit 2016/17. Kasami 24-vjeçar, prej vitit 2014, luan te Olympiacosi kur u transferua nga skuadra e Fulhamit.
Edicionin e shkuar Kasami shënoi katër gola në 30 paraqitje dhe ndihmoi Olympiacosin të mbrojë titullin e kampionit. Ai më herët, karrierë ka bërë edhe te Bellinzona e Palermo. Interesim për Kasamin së fundi kanë treguar edhe skuadrat nga Serie A. (b.an)