Alexandre Pato ka thënë se është shumë i lumtur që do të luaj në Villareal
Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato eshtë prezantuar para tifozëve të skuadra e tij e re, Villareal.
Ai ka thënë se është shumë i lumtur që i është bashkuar kësaj skuadre, pasi do të ketë sërish mundësi të luaj në nivele të larta.
“Për mua është shumë e rëndësishme që të kem mundësinë për të luajtur në një skuadër si Villareal, jam mirë dhe jam i koncentruar për të luajtur edhe një herë tjetër në nivelet më të larta”, tha Pato gjatë prezantimit, citohet ”Express”. (b.an)