Policia e Veronës ka arrestuar një shtetas shqiptar pasi e gjeti me një 1 kg kokainë. Mësohet se droga ishte paketuar në mënyrë të tillë sa të gjithë do mendonin se nuk do zbulohej. Por në fakt shqiptari ra në prangat e policisë e cila gjeti brenda një torte, të paketuar plot 1 kg kokainë.
Tortadrogë ishte vendosur në sediljet e pasme të makinës. Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me makinën dhe shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, u dërgua pas hekurave. Vlera e përafërt e drogës së konfiskuar, sipas “çmimit të tregut”, llogaritet ti sillte fitim shqiptarit rreth 100,000 euro.
ma.me