Tre shtetas shqiptarë ishin ktheyr në makthin e pasanikëve në Italinë veriore, pasi ata arritën të kryenin dhjetëra grabitje në vila të ndryshme.
Prej tyre e kishte pësuar edhe presidenti I Juventusit Andrea Agnelli, në vilën e të cilit kishin marrë sende me vlerë disa miliona euro.
Në pranga kanë rënë shtetasit Femi Makolli, 48 vjeç, Sedat Kurda, 50 vjeç dhe Florim Rexhepi, 41 vjeç të tre me origjinë nga Kosova.
Ata ranë në sy nga sendet me vlerë që mbanin, ora që shkonin në mijëra euro vlerë. Sipas policisë këta persona ishin grabitur edhe 9 vila të tjera pasanikësh ndërkohë kishin planifikuar të kryenin grabitje seri në Zvicër dhe Spanjë./a.m.