Ylli i popit Prince ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, në kompleksin e tij në Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Burimet i kanë thënë ueb-sajtit TMZ se trupi i tij i pajetë është gjetur në mëngjesin e ditës së sotme, sipas kohës lokale, në studion e tij Paisley Park.
Mjekët janë thirrur në orën 9:43, ndërsa autoritetet lokale kanë konfirmuar se aty ka vdekur një person. Një ekip i mjekësisë ligjore ka shkuar tek vendi i ngjarjes, ka raportuar Fox 9. Prince, emri i plotë i të cilit ishte Prince Rogers Nelson, ishte hospitalizuar gjashtë ditë më parë, me simptoma gripi.