Personi që shihni në foto është Julian Gjoshi, 27-vjeçari i cili ekzekutoi me armë zjarri pasditen e kësaj të diele 50-vjeçarin, Alfred Dedja.
Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar foton e së riut i cili i mori jetën, 50-vjeçarit Dedja ose i njohur ndryshe me pseudonimin “Daku”.
Gjoshi figuron i arrestuar ne 2021 pasi u kap ne Tirane me nje pistolete Beretta pa leje dhe tre fisheke ne karikator. Por mbetet mister sesi ka arritur te lirohet ne nje kohe kaq te shkuret.
Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se “Daku” dhe i riu kishin njohje të hershme pasi vite më parë 50-vjeçari ka qenë menaxher tek “Golden Resort”, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të 27-vjeçarit.
/a.r