• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një idiotizëm i ri politik: “grusht shteti” i qeverisë kundër opozitës

by Shaban Murati
02/12/2024 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shaban Murati

Një shpikje e re terminologjike dhe politike është hedhur në qarkullim nga opozita e plakur. Po flitet për ”grusht shteti” të qeverisë kundër opozitës. Është idiotizmi më i ri shqiptar në fushën politike.

Që kur lindi grushti i shtetit, të gjithë fjalorët poltikë dhe shkollat politike e përkufizojnë grushtin e shtetit si përpjekje e armatosur për të marrë pushtetin me forcën e armëve.

Grushtin e shtetit e organizojnë gjithmonë forcat politike, që nuk janë në pushtet, dhe kurrë nuk ka ndodhur ta bëjnë forcat politike, që janë në pushtet, e kanë pushtetin, dhe nuk kanë nevojë për të marrë me forcë diçka që ata e kanë.

Kështu kanë ndodhur grushtet e shtetit në Greqi në vitin 1967, në Qipro në vitin 1974, në Kili në vitin 1973, në Shqipëri nga PD në vitin 1998.

Por gerontokratët e politikës shqiptare kanë shpikur tani “grusht shteti” të qeverisë, që ka pushtetin, kundër opozitës, që don të marrë pushtetin. Dhe që budallallëku shqiptar të jetë sa më i madh, po flasin për “grusht shteti” të qeverisë kundër një personi të vetëm, dhe konkretisht kundër kryetarit të PD.

Është një idiotizëm i ri shqiptar, që dëshmon se politika dhe politikanët tanë janë ndryshe nga e gjithë bota dhe shpikin vetëm gjëra sui generis.

Shpikja e re politike u bë, së pari nga që grupi i besuar politik, që u caktua nga Partia e Punës për të ngritur sistemin e ri demokratik, është analfabet politik dhe nuk ka asnjë shkollë politike dhe asnjë formim kulturor politik. Literatura e vetme politike, që ka lexuar ai grup deri në vitin 1990 kanë qenë veprat e Enver Hoxhës.

Pas 1990, kur ajo u vendos në kolltukët e pushtetit, nuk pati kohë as të bënte ndonjë shkollë politike në Perëndim dhe as të lexonte libra politike, sepse u mor me intrigat e pushtetit dhe të pasurimit vetiak.

Arsyeja e dytë e kësaj shpikje politike shqiptare është se opozita shqiptare e ka shkatërruar veten në atë farë feje, saqë jo vetëm nuk vjen dot në pushtet, megjithëse ka përballë një qeverie skandalesh dhe korrupsioni, por as në mendje nuk i shkon që të vijë me vota dhe me program në pushtet.

Opozita e mjerë ka vetëm hallin personal juridik të kryetarit, që po e mban si kryq në shpinë kudo që shkon. Kështu asaj i duhet një alibi për dobësinë e saj gjenetike si opozitë dhe shpik idiotizmin se qeveria po bën “grusht shteti” kundër saj dhe kryetarit të saj.

Është kaq qesharake dhe janë bërë aq qesharakë, sa që u flasin edhe diplomatëve të huaj për “grusht shteti” qeveritar ndaj opozitës. Diplomatët e huaj natyrisht tallen dhe thonë se me këtë lloj opozite qeveria pa bërë asgjë rrin edhe 30 vjet në pushtet.

Ajo nuk ka nevojë as për grusht shteti dhe as për teatër për grusht shteti. Teatrin po ia bën opozita e sotme e plakur dhe e sklerozuar.

Next Post
Zbulohet laboratori i drogës në Belgjikë, 6 shqiptarë në pranga! Si funksiononte organizata

Zbulohet laboratori i drogës në Belgjikë, 6 shqiptarë në pranga! Si funksiononte organizata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com