• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD çon çështjen në SPAK, denoncon Ballukun: Ku kanë shkuar 5 mln euro?!

by A R
02/12/2024 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK disa dokumente lidhur me projektin energjitik në digën e Zadejës, me pretendimin se kostoja reale e tij është “fryrë” me 3 herë më shumë. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha përmes një deklarate për shtyp se me firmën e ministres Belinda Balluku i janë shkaktuar 5 mln Euro dëm buxhetit të shtetit, në bashkëpunim me drejtorin e KESH Ergys Verdho.

“Në xhepat e kujt kanë shkuar 5 milionë euro plus?”, ishte pyetja që shtroi Bardhi, duke e cilësuar këtë një aferë galopante për të cilën ka prova.

Sipas demokratit, për të njëjtin projekt ndërtimi, privati ka vlerë 3 herë më të ulët.

“Kjo nuk është akuzë politike, nuk është sulm i një kundërshtari politik, është realiteti se si abuzohet me paratë publike, rast flagrant se si qeveria e Edi Ramës iu vjedh sy më sy, një projekt në dukje i parëndësishëm, por që tregon se si Balluku përdor nevojën jetike të vendit për energji me një skemë kriminale që trefishon vlerën e projektit. Mban nga fillimi në fund firmën e Ballukut dhe vartësve të saj, duhet të hetohet pa humbur kohë nga SPAK dhe duhet çuar para drejtësisë. Një projekt po ndërtohet nga shteti, konkretisht nga KESH 8 mln euro, ndërkohë që kur ndërtohet nga privati kushton 3 mln Euro. Kjo ka ndodhur me projektin e ndërtimit të impiantit fotovolatik në digën e Zadejës, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej të paktën 5 mln Euro.

KESH lidhi kontratë për 8.13 mln euro ose 97% e fondit limit, është bërë e zakoshme që fituesit e tenderave janë të paracaktuar dhe nuk kursejnë asgjë, e lidhi kontratën dy, tre herë më shtrenjtë se sa vlera reale me miratim paraprak të zv. kryeministres. Balluku e ka miratuar projektin shtetëror dukë vënë firmën, kur ndërkohë i njëjti projekt u kushtoi investitorëve privat 3 mln Euro. PD i ka vënë SPAK në dispozicion të gjtiha dokumentet që provojnë se njëra prej kompanive fituese kur e ka realizuar projektin më të ndërlikuar për privatin e ka nxjerrë vlerën 365 mijë euro për megavat. E njëjta kompani e ka nxjerrë çmimin 3 herë më të lartë, 985 mijë euro për megavat. Te privati nuk vidhet, ndërsa te Balluku me klanin e saj vidhet, gati trefishi i projektit. Në dokumentet që janë dorëzuar në SPAK kam vënë në dukje dhe Ergys Verdhon si drejtor i KESH që bashkë me Ballukun e kanë lejuar me dashje këtë projekt, pasi kanë pasur informacion për kostot”, deklaroi Bardhi.

/a.r

Next Post
Mero Baze: Intervista me Rugovën në Tiranë 29 vite më parë: Funksionon Republika e Kosovës

Mero Baze: Intervista me Rugovën në Tiranë 29 vite më parë: Funksionon Republika e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

September 30, 2026
“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

September 30, 2026
Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

September 30, 2026
Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

September 30, 2026
Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

September 30, 2026
Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

September 30, 2026
Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

September 30, 2026
Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

September 30, 2026
Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com