Nga Edison Ypi
S’ka Doktor që ther, thonë, doktorat japin këshilla, bëjnë vizita, shkruajnë receta, kujdesen që të shëndetshmit të mos sëmuren, u rrinë te koka të sëmurëve që të mos vdesin.
Jo or’ jo, Doktor që ther, ka !
Doktor që ther nuk mund të jetë, ta zemë, një doktor italian që është edhe demokristian, ose një doktor anglez që është edhe laburist, apo një spanjoll që është edhe mbretëror.
Doktor që ther mund të jetë, siç në fakt është, një Doktor shqiptar që veçse Doktor është edhe komunist.
Doktori shqiptar dhe komunist, veglën e therjes, atë që në të ardhmen do ja ngulte thikën shokut, nisi ta përgatisë qysh herët. Nja 20 vite para se të lindëte. Që në testikujt e babit. Kur komunizmi u shemb në gjysmën e botës. Kur Doktori që ther la doktorllëkun dhe politikën komuniste, dhe ju fut politikës demokratike.
Që doktori herët a vonë do therte dikë apo disa, u kuptua qëkur u muar vesh se para se ti futej demokracisë kishte qënë një stërkomunist me yll në ballë. Çfarë mbetej deri te therja, apo therjet, e Doktorit therës, ishte çështje kohe.
Sipas planit të thurur me kujdes nga Doktori therës që më vonë e bëri Shqipërinë të tërën thertore, therësi i ardhshëm duhej të ishte i egër, i pamëshirshëm.
Për ta arritur këtë, Doktori therës nisi të bërtiste e të klithte si i marrë që në krye të herës, kur ende shpirtrat rënkonin dhe zemrat qanin.
Retorikën kriminale me shpifje, rrena, intriga, përgojime, të shara me libër shtëpie, sidomos në dëm të ish të përndjekurve politikë të ish-partisë së ish-doktorit të nomenklaturës, nuk mund ta niste Petraq Kolevica apo Skënder Shkupi. S’do ment që Doktori komunist do e niste dhe do e vazhdonte. Kaq gjë e dinin dhe buburrecat që mblodhi rrotull vetes.
Ishin ato retorika të mënxyrëshme me përgojime dhe mallkime monstruoze, që bënë të zinte fill çka doktori therës ëndërronte: ngjizja në testikujt e babit të djalit që vite më pas theri shokun.
Sa më të egra dhe të fëlliqta retorikat, aq më tepër shpartallohej kodi genetik i therësit të ardhshëm brenda testikujve të babit që më vonë rrodhi dhe u formësua në barkun e mamit.
Baby killer nuk i dëgjoi krismat e fajdeve në 97-ën kur u vranë e u therën me mijëra shqiptarë, as shpërthimin e Gërdecit, sepse nuk kishte lindur. Por dridhjet e këtyre tmerreve arritën te shtylla kurrizore e babit, dhe laboratori mori masat e duhura për ngjizjen e ëmbël të therësit të ardhshëm të hidhur.
Asgjë për tu çuditur. Nuk është fantashkencë. Jeta dhe vdekja këmbejnë vendet, shkojnë e vijnë. Ku të gjithë njerëzit janë 1 njeri, është më se e mundur. Këto nuk i kuptojnë vetëm trutharët që u duket vetja të squt pasi kanë pirë ca kafe me njëritjetrin te Rruga e Shkresës duke pritur Doktorin therës të dali te penxhereja për të uluritur rrenat e përnatëshme.
Kur therësi i ardhshëm, kloni që ideoi dhe realizoi Doktori therës i tashëm, mbytur në gjak, më në fund ra nga barku i mamit, pra lindi, ende pa hapur sytë, ende pa ja prerë kordonin, mes të qarave, kapi me dorë një hekur të krevatit, kërkoi thikën.
Strategjia me testikuj të trembur që determinojnë ardhmëninë gjakatare me therës dhe të therur, funksionoi.
Që herët, që kur s’dinte të fliste, vuri re se në televizor dilte papushim një i çmendur që çirrej e bërtiste, dhe trembej. Ishte “Geppetto” që e kishte gdhendur, Doktori therës.
Krismat që vranë 4 të mjerët në bulevard, vegla vrasëse nuk i kuptoi, veçse i dëgjoi mbytur kur ishte nja 1 vjeç.
Nja 10 vjeç kuptoi sharjet, mallkimet, rrenat, intrigat, që vinin nga televizori, por jo shkakun.
Pas nja dy a tre vitesh, doradorës me mësimet e shkollës dhe ca lexime, ja zuri fillin dhe shkakut.
Shpikja makabre e Doktorit therës, përgatitjet për therjen e ardhëshme, i nisi si e kanë zakon shqiptarët: Duke u armatosur pa e ditur se cilën luftë do bëjnë, apo cilin shok do therin.
Vajti bleu një thikë. Thikës i gjeti një këllëf. Thikën me këllëf e futi në xhepin e brendahëm të xhupit.
Therësi i vogël krijuar nga therësi i madh, tha me vete: Kur krijuesi im, Doktori lavdiplotë, ka vrarë gjithata, pse unë të mos ther 1 ?
Dhe iku theri shokun.
Përmes kreaturës kriminale fëminore, Doktori therës respektoi rregullin sipas të cilit kur dikush vret ose ther, këmbëzën e shkrep, ose thikën e ngul, një tjetër.
Te “Nëna e tradhëtarit”, Gorki thotë se ngaqë nëna e di ku ndodhet zemra e djalit, djalin e theri me 1 ngulje të thikës në zemër.
Therësi ynë i vogël, që zemrën e shokut nuk e di ku ndodhet, i nguli moshatarit 5 thika në gjoks, të mjaftueshme dhe të teprueshme për të vdekur, përpikmërisht sipas mësimeve diabolike të më shkatërrimtarit, rrenacakut, hajdutit, vrasësit më të tmerrshëm, demonit me fytyrë njeriu, Doktorit therës.
Shumë therëse por ja vlen ta veçosh “doktori therës.”
Ky eshte realiteti, doktor mortja I ka bere shume te keqia vendit.