Kuvendi ka njoftuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit për shkak të dënimit të formës së prerë.
“Kuvendi ju njofton mbarimin para afatit të mandatit të PD-së, Ervin Salianji, për shkak të vendimit të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, njoftuar në seancën plenare të 30 Shtatorit 2024.”
Kuvendi ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës.
Sjellim në vëmendje se Ervin Salianji u burgos me vendim të Gjykatës së Apelit që la në fuqi atë të Shkallës së Parë për dënimin e tij me 1 vit heqje lirie në lidhje me çështjen “Babale”.