PD do të mbledhë të dielën Këshillin Kombëtar. Mësohet se Këshilli do të mblidhet në orën 18:00. Mbledhja e forumit të lartë drejtues të demokratëve do të vendosë lidhur me situatën më të fundit politike.
Kujtojmë se kjo lëvizje vjen pas dënimit dhe arrestimit të deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Mësohet se në rend të ditës do të jetë nisja e mosbindjes civile më 6 tetor.