Nga emisioni Esencë në Report Tv.
Eljan Tanini: – Halim Milaqi është një njeri që e respektoj shumë, sidomos kur këta heronj i kemi ende në jetën tonë! Më tregoni disa detaje nga jeta juaj në det dhe në tokë, po e hapim kështu këtë pjesë.
Halim Milaqi: -Është kënaqësi për mua të jem në Esencë dhe në Report Tv. Në det kam jetuar dhe punuar për rreth 25 vite. Kam studiuar për navigacion dhe kapiten anije. Pasi mbylla gjimnazin në Durrës, vajta në Shkollën e Marinës në Vlorë, e mbarova në vitin 1972, ishte shkollë ushtarake. Dominonte pjesa ushtarake dhe detare. Në të katërt portet e Shqipërisë dhe në porte të tjera kam punuar për ekonominë e brendshme. Këto ishin udhëtime të shkurtra, kam punuar tre vjet në këto anije. Në Sarandë dikur shpërtheu një erë e madhe, anija nuk qendronte dot në spirancë. Të nesërmen paradite dy anije ishin përplasur mes tyre, u lidhën spirancat poshtë. Anija me lëndë druri nuk u mbyt, ndërsa ajo me qymyr guri po. Edhe një shoku jonë nuk u gjet më, ndërroi jetë!
Eljan Tanini: -Pse u bëtë detar?
Halim Milaqi: -Më doli shkolla për kimi industriale, pas një muaji më çuan në Shkollën e Marinës. Durrësakët ishin për flotën tregtare, kjo edhe për efekt strehimi. Ishim rreth 100 vetë, për 3 vite. Shkonte 35 deri 36 kuadro në vit, stazhi ishte dy vite.
Eljan Tanini: -Më trego të lutem disa detaje më shumë për flotën tonë detare?
Halim Milaqi: -Anija Arbëria ka qenë më e madhja, 16 mijë tonëshe! 15 mijë ton ngarkesë dhe pjesa tjetër vetja e saj.
Vlora dhe Shkodra ishin motra, ato mbanin rreth 12 mijë e 600 Ton.
Anija Tirana te rreth 11 mijë Ton.
Anija Mati u mbyt në Rumani. Këto ishin anije për mallrat që eksportonte Shqipëria, por edhe për ato që importonim. Tregti bënim me Detin e Zi, Bullgari e Rumani. Gjithashtu edhe ne Poloni dhe Gjermani Lindore. Prekeshin edhe portet e perëndimit, Anversa, Hamburgu, Roterdami, Londra etj…
Në vitin 1975 kam qenë te Anija Partizani, ishte 13.500 Ton. Këto anije ishin te blera. Vlora ishte prodhim Italian, Arbëria norvegjeze, Shkodra italiane, Tirana prodhuar në Poloni, Durrësi, Iliria po ashtu në Poloni, Mati ishte anije e luftës së dytë botërore.
Blerja e anijeve është njësoj siç blen mallrat, ose siç blen një makinë. Vlora është prodhuar në vitin 1961, pas një viti erdhi te ne. Anija Shkodra ishte e Shqipërisë, bente linjen Shqipëri-Kinë. Para se të prisheshin lidhjet me Kinën, Anija Shkodra u ble nga ne.
Është shumë e vështirë mirëmbajtja e anijeve. Perëndimi i mban 15-20 vjet anijet. I blejnë dhe i shesin. Shkon 30-35 vite jetë në det sepse kripëzohet dhe ndryshket.
Keto kanë qenë shërbime që bëheshin në Portin e Durrësit, por Doku Detar erdhi pas demokracisë. Është fatkeqësi që një shtet mos të ketë kantier detar. Riparimet kapitale bëheshin jashtë. Unë kam qenë pjesë e stafit të Anijes Mati, kam punuar pak kohë në të. Anija Mati u mbyt në Kostancë në vitin 1978. Ngakuam në Durrës Bitum, në pjesët e sipërme ngarkuam pije, raki, konjak, batanie si eksport për Rumani. Hodhëm spirancën sepse nuk kishte vend në port. Pritëm 3-4 ditë, është normale pritja.
Deti i Zi, siç ka emrin, është i fortë. Anija pësoi një defekt në pjesën e timonit. U stabilizua në pozicion të drejtë. Drejtimi i erës na çonte drejt tokës, qendruam dy ditë. Me Durresin flisnim në ndërlidhje, ndërkohë kishte ardhur edhe stafi i Ambasadës Shqiptare nga Bukureshti. Pala Rumune nuk na ofroi rimorkiatorin, por donte të sillte salvazhin sepse ishte kohë e keqe. Spiranca nuk e mbante dot anijen, marinarët shpëtuan, era ishte shumë e forte. Fundi i tokës ishte shkëmbor, anija u këput përgjysmë. Një pjesë e këputur e anijes u zhyt në ujë. Provuam të hedhim skafet e shpëtimit, deti i mori direkt, marinarët dolën në tokë më pas. Anija u nda në mes.
Komunikimin e kishim, por kur kapi në tokë anija u ndërpre çdo gjë. Flisnim me drita dhe me dritat e makinës që ishte në port. Helikopteri na mori një e nga një, ulte kavon me një sedilje të vogël. Rumunët nuk na sollën rimorkiatorin, por na sollën helikopterin.
Nuk patëm vdekje, nuk u vra njeri. Qendruam rreth 3 ditë në hotel, gati një javë në Kostancë e më pas u kthyem me avion në Tiranë. Kemi qenë në kontakt të përhershëm me Tiranën zyrtare, nuk është se na thanë gjë për këtë rast sepse anijet mbyten gjithmonë.
Eljan Tanini: Kur e latë detin?
Halim Milaqi: -Detin e lashë në vitin 1995. Ata që më bënin dikur lidhjet me anijet, sot e bëj unë për të tjerët. Pas mbytjes së Anijes Mati vazhdova punën në flotën detare. Nga 22 vjet që punova në flotën tregtare detare, 17 vite ishin në det, ku edhe pesë vite në tokë si dispeçer i flotës detare. 1972-1985 në det, 1985-1990 në drejtorinë e flotës detare, dhe 1990-1995 përsëri në det.
8 vite kam punuar me Anijen Vlora. Si fillim nisa si navigator, pastaj u bëra zv.kapiten dhe më pas kapiten i saj. Anija Vlora mbante 45 veta staf, ishte pak organikë e fryrë për kohën. Në asnjë anije nuk bëheshin dhe bëhen ato punime. Riparim motorrësh, gadishmëri nga stafi i marinarëve, hambarët duhet të pastroheshin, bragim me makineri të ndryshme, çfarë nuk vintë dot nga toka i merrnim ne nga deti. Sot ka brigada speciale për këto punë, dikur i bënin djemtë tanë të Anijes Vlora.
Kur dilnim jashtë shtetit, mundësia ishte shumë e vogël për të blerë diçka të bukur, sepse dietat ishin shumë të vogla.
Eljan Tanini: -Si ishte dieta dhe ekonomia juaj në atë kohë?
Halim Milaqi: -2 deri ne 3 muaj shkonte i gjithë lundrimi, paguheshim shumë pak. Dieta ishte 1 dollar gati 90 cent në ditë, dieta ime, ndërsa 70 cent marinari. Kishte një shtesë kur ndryshohej porti, por vetëm kaq. Çmimet në atë kohë ishin të lira, të paktën diçka arrije! Një bluzë, një trike, një xhup edhe mund ta merrje jashtë sipas mundësive tona.
Dalja nepër qytete ka qenë shumë e kufizuar, në një port dilje jo më shumë se 2 ose 3 herë. Ishte dalje në grup, në mënyrë individuale jo.
Në Ambasaden Shqiptare mund të shkoje, dhe sa herë prekeshin portet përkatëse vinin përfaqësuesit e ambasadës sonë. Në atë kohë nuk kishte pirate deti, Somalia i ka shumë të theksuar piratët. Në ato vitet e para të demokracisë sonë, pra fillimi i viteve 90 e kam prekur edhe Afrikën. Ngarkoheshim në Det të Zi dhe në portet afrikane.
Eljan Tanini: Ndalemi pak te Anija Vlora dhe të tjera si ajo!
Halim Milaqi: -Anija Vlora e ka statusin e saj të veçantë! Anija Vlora qendron nr 1, kanë punuar në vite ekuipazhe të ndryshme.
Ne det ka pasur rregull shumë të fortë, nuk ziheshin njerezit sepse në bord kishim edhe komisar! Armatim nuk kishim në anije. Komisari ishte politik, kapiteni ishte për problemet e punës dhe të detit. Kishte shumë rregull dhe disiplinë, në demokraci më pas pati probleme marinar me marinar. Një rast të ngjashëm mbaj mend që e pati Anija Arbëria për një sherr banal. Unë fatmirësisht nuk kam pasur kurrë sherre në anije.
Dikur ngarkuam çimento, 11 mijë Ton për në Nigeri.
E pyeta agjentin detar siç jam unë sot, më tha që do të kesh vonesa. Mora në Kostanca ujë, u ngarkova me 600 Ton ujë të ëmbël i ndarë në tanke të ndryshëm. Mbaruam ngarkimin në Kostanca. Erdhi kontrolli rutinë si dogana, policia etj, e më thotë oficeri i shërbimit: -Kapiten ke ngarkesë më shumë. -Kam ujë të ëmbël më shume i thashë, atë do e shkarkoj. Agjenti më ka thënë që edhe mund të vonohem. Nëse duhet e shkarkoj në det, por ne e e kemi blerë me para. Nuk më ndaluan.
U furnizuam me karburant në Las Palmas, flota tregtare nuk kishte bërë pagesën.
Hedhim spirancën në Lagos, asnjë komunikim. Pas një muaj vatja në portin tjetër më poshtë. Edhe atje 3 muaj të tjera, asnjë komunikim përveç kapitenerisë.
4 muaj në pritje. Pritësi i mallit nuk kishte paguar çimenton. Për 10 ditë u zgjidh. Ndenjëm edhe 1 muaj e gjysmë, shkarkuam në spirancë. Gjatë kësaj kohe asnjë lloji furnizimi. Ngelën katër-pesë artikuj si miell, sheqer, makarona, kripë, oriz dhe pak mish!
Unë duhej të furnizohesha patjetër me ushqime. Peshkonim edhe ndonjë gjë, kishte raste që kapej diçka. Ka raste që vjen peshku vetë, pa asnjë lloji ushqimi vinte vetë peshku. Por kjo nuk ishte e përhershme.
Eljan Tanini: -Anija Vlora të lutem, cili ishte fati i saj kur njerëzit ishin në det me të?
Halim Milaqi: -Në Anijen Vlora, njerëzit siç ishin në porto na imponuan të ulnim shkallën kryesore. Janë kapur njerëz edhe nga direkët në Port të Durrësit. I vetmi që kam parë, në çastin kur anija hyri në Portin e Barit, atje ku mollën ta hidhje nuk e gjeje, vranë një person me bajoneta. Unë nuk bëja dot manovra me atë lloji motorri dhe as nuk ndihmoja dot askënd në atë çast.
Te ushqimi hidhej klor, kështu epshi i marinarëve ishte i zgjidhur. Por nuk bëhej fjalë të kishim probleme epshi.
Për më shumë shiko: