Masivi pyjor i fshatit Shmri në Orosh të Mirditës është përfshirë nga zjarri.
Flakët janë shfaqur gjatë natës dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore.
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet se në terren për fikjen e zjarrit janë të angazhuar 36 veta nga strukturat bashkiake, (6 shërbimi zjarrfikës, 10 forca bashikake, 12 forca nga shërbimi pyjor, 8 forca nga njësia administrative), si dhe 30 efektiv të FA.
Operacioni për fikjen e zjarrit ka filluar herët sipas planit, me forcat bashkiake dhe pastaj dhe me efektivet e FA.
Terreni është i vështirë si pjerrësi, si dhe shumë i veshur me bimësi. Shqiptarja.com