Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte, është ndaluar të marri pjesë në seancë, për shkak të kravatës që kishte vendosur.
Kjo për arsye se kishte një dizenjo kuqezi dhe shqiponjën dykrenare. Në lidhje me këtë, ka reaguar vajza e Krasniqit, Gresa Krasniqi.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet se babait të saj ‘mund t’ia zhveshin shqiponjën nga gjoksi, por kurrë nga zemra, madje duke e krahasuar atë me Mic Sokolin’.
“Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku. Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur! Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund nga t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra”, ka shkruar ajo.
/a.r