Misioni “Chang’e-6” i Kinës mblodhi 1,935.3 gramë mostra nga ana e pasme e Hënës, njoftoi të premten CNSA.
Mostrat iu dorëzuan ekipave kërkimore nga Akademia Kineze e Shkencave në një ceremoni të mbajtur në Pekin.
Kërkuesit do të kryejnë ruajtjen dhe përpunimin e mostrave hënore siç është planifikuar dhe do të nisin punën e studimit shkencor.
Kapsula e kthimit e sondës “Chang’e-6”, që mbante mostrat e para në botë të mbledhura nga ana e pasme e Hënës, zbriti në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme më 25 qershor.
/a.r