Kryeministri Edi Rama ka firmosur dy ndryshime në ekzekutiv, duke liruar nga detyra Artemis Malo, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe Besart Kadia, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Malo është propozuar si ambasadore e Shqipërisë në Kanada, ndërsa Kadia është propozuar si ambasador i Shqipërisë në Azerbaijan.
Largimi i tyre nga detyra vjen një ditë pas mbledhjes së komisionit për Politikën e jashtme ku të dy bënë prezantimin e tyre si ambasadorë të ardhshëm./m.j