Kryeministri Edi Rama ka futur në ankth deputetët. Në Asamblenë e PS të mbajtur online, Rama deklaroi se do të ndryshohet skema e përcaktimit të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2025. Kjo do të thotë se shumë nga deputetët aktualë mundtë largohen.
“Në Kongres do të paraqesim edhe platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve të PS, duke u nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara ku siç ju kuptohet ne krijuam për herë të parë një platformë të quajtur Deputeti që Duam dhe mblodhëm një numër jo të vogël për hir të së vërtetës shprehje interesi për tu bërë pjesë e përzgjedhjes së deputetëve të PS. Disa nga ata të rinjtë që u paraqitën në atë platformë u bënë edhe pjesë e listave. Por në zgjedhjet e ardhshme platforma do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces më të artikuluar dhe është mirë ti japim vetes kohën e nevojshme nga Kongresi deri në momentin kur do të bëhet përzgjedhja finale e listës së kandidatëve për deputetë”, tha ai.
/a.r