Nga Namir Lapardhaja
Të martën, më 11 qershor, Gjykata e Apelit në Tiranë pritet të trajtojë çështjen ligjore lidhur me vulën dhe logon e PD.
Pas kthimit për shqyrtim, vendimi i kësaj të marte ka rëndësi edhe për të treguar se sa e lirë është gjykata shqiptare për të trajtuar një çështje që ligjërisht është e qartë, ndërsa presioni publik nëpërmjet formave dhe mënyrave të ndryshme, ka bërë që të zvarritet deri më sot.
Çështja e përçarjes dhe konfliktit të PD nuk është çështje logoje dhe vule, por pikënisje e gjithçkaje është shpallja “Non grata” e Sali Berishës nga SHBA-të.
Në këtë kuptim, përveçse shkeljeve të mëdha ligjore që ka hedhur Berisha dhe grupi i tij në çdo hap, çështja e vulës dhe logos së PD vendos në lojë edhe autoritetin e atyre që e nisën këtë histori.
Ashtu sikurse ka përcaktuar që PD është ajo që KQZ dhe Kolegji i Apelimit ka njohur kur ka trajtuar pretendimet e Rithemelimit për zgjedhjet e fundit lokale.
Pas sqarimit të këtij ngërçi juridik, PD duhet të vijojë me rrugën e nisur për paraqitjen e programit dhe ekipit për shqiptarët për të bërë dallim dhe kontrast me pjesën tjetër të politikës që më shumë se sa hallin e njerëzve kanë hallin e përballjes së tyre me drejtësinë dhe SPAK-un.