Nga Agron Gjekmarkaj
Deputetët hynin kokëulur e gati si tinëz në sallën e Kuvendit dje. Një si padeshirë e perzier me ankth i karakterizonte. Nallbatit një brengë i rrinte mbi kokë si reja që nuk dihet në leshon shi apo bresher. Të hepuar e kishte shikimin, të dukshem zemerimin, të zëshmë psheretimen.
Kosta i Gramozit dhe Lindites parandiente stuhi dhe ikte ujdhesave duke thërritur ‘të shpetojë kush të mundet se kiameti po troket’.
Degjohej vetem një hungerimë e murretyer ‘cjeper,mzeter ti gjuaj me kepucë delenxhinjet’ dhe Lideri në perspektivë Gazi zemer e të cilit është turbinë pozitiviteti, mundohej të kuptonte dhe ta qetesonte, ‘ç’ke more i uruar’-i thoshte, ‘kush të ka merzituar, ç’gjëmë a vaki të ka goditur, pse gjithë ky terbim, mo hatri i Zotit mos na bëj të paberen boll kemi Muçon’.
Dikur djali pas shumë lutjesh u shkreh ‘ne jemi mesuar të shohim Mamicen vetë zonjen Elisë atje në ballë të qeverisë, me nure e fjalime të na qerasë, çoku syri na ëmbelsohej, tani nuk ngre dot koken të shoh mjekrren e Ulsiut , që t’ja shkul firaunit, pakuptimësinë e Gonxhes, heshtjen prej zorzopi të Nikos dhe vetëkënaqësinë e Taos apo perhumbjen bukolike të Metes ! Mu keput qafa duke mbajtur koken ulur vikati i dalldisur”.
Dash Sula e miratonte me tundje të lehta koke dhe herë pas here leshonte një ehhh të zgjatur si dhimbje e perbashket dalë nga zgafella e shpirtit apo solidaritert zor ta ndaje. Gazi si posedues informacionesh si për mirë dhe per keq e bindi të mos i dorezohej deshperimit. Ai i rrefeu se Mamica po shoqeron Babon neper Alemanjë për të nxjerrë në selamet vatanë dhe pasditë bëj gajret se do të kthehet e bashkë me të xhani do të gjejë prehje e paqëtim.
Ashtu ndodhi dhe evlati ndihehj më i motivuar. Dilo Nasufi kishte zbritur me një të madhe dileme në Tiranë , të jesh i pari në katund apo i fundit në qytet? Dikur atje në Berat për gjërat e zones Babua e kishte në hesap tani ketu duhet të gezohet kur takon Tonin dhe Çuçin apo kur i buzeqesh Etilda pertueshem.
Bora me një çibuk elektronik tregonte e qeshur sesi e kishtë parë Babua në korridorin e Kryeministrisë dhe e kishte pyetur kush je ti? Jam Bora, Bora ajo që e para të thirri Babooo , ministrja jotë e dlirë dhe e mirë. Ai nuk qënkesh kujtuar veç kur kjo ka insistuar që jam edhe Bora e “Kronikes” atehere ai e kishte perqafuar i gezuar që personazhi i rezultonte anëtar kabineti.
Ismet Beqiri ja bëri fora dje me një fjalim që të kujtonte të tjera kohëra, vetë xha Selimin e Bratajve. Ai foli për realizimin e planeve pesëvjeçare, levdoi siç i ka hije komandantit vetë Babon dhe në fund në mungesë të një pisqolle për të shtirë në ajer nxorri një faqore raki.E terhoqi nja dy herë me sy të skuqur çakërr dhe plot krenari fshiu buzët. E mirë kjo viranë tha si fjalimet e Babos ta merr mendjen po ta kthen prapë.
Edhe Petrua partizani kishtë një ligjerim tepkë, plumb për armikun dhe e mbylli plot sharm me një ‘vdekje fashizmit -liri popullit’.
Çyrbja më befasoi. Hyra në sallë !Qetësi nuk pipetinte as miza, ai fliste, ç’thua more qerrata ju drejtova po ai solemn, me kqyri vënger si njeri I zënë me temma të medha! Ajo që binte në sy ishte xhelozia e Xhemalit i cili ka lidhje organike me kulturen kur Jyrgysi kercenimet per opoziten i mbeshteste në një bazamet filozofik të dores së parë.
Bela dhe Tao bisedonin gjithë kohes , ëmbel, pa hile dhe levdonin punet e lal Erit. Si dy pellumba dukeshin , u duhej vetem një hudher për sy të keq. Kryezevendes Lideri Muli erdhi dhe drodhi dhenë. Si tribun u shfaq me mantelin e së vertetes mbi supe la deshminë e tij.
Një ditë e ka dhe gjarpëri thotë diku Martin Camaj ndaj fati më buzeqeshi dhe mua si një zëvendes lider i v ogelith, krejt si ushtari Nemeçek pas oficereve të ulem me shefe Albanen për një kafe dertesh e shpresash.
Ajo nuk erdhi vetem për të me gezuar deri në fund por me Oerdin i cili fije e për pe na vuri mbi tavolinë nene, ligje , data, të 20 viteve histori zgjedhjesh. Tani duhet të bëj një hap edhe me zonjen Garo dhe zonjen Kalaja që paqja e bashkimit të sanksionohet e plotë nën aromë kafeje zier me durimin e zemres së mirë..
Salianji ja behu si gjithmonë në sherbim të të tjerve duke harruar veten . Pyeti kush ka hall ja zgjidhi?! Kush është ne sherr e pajtoi?! Kush është pesimit e ngriti moralisht dhe u bë def si një misionar i perkorë i virtytit. E mira e Botës është kauza e tij.
Çdo gjë e ka një fund edhe dita e gjatë. Imazhi që mora me vete në mbyllje qe Ogi dhe Etilda tek dera e Kuvendit dialogu mes të cilave ndonëse hermetik mbetej njerzor. Etilda po i tregonte permbajtjen e fjalimit të fundit në mbrojtje të Lalit shoqeruar me renkim dhe angeshti emocionale.
Ogit i hapej goja herë pas here nga një kalamendje gjumi por në fund i tha ‘lere mo e nga e paske qarë, duhet ta botosh që tu mbetet brezave për forcen e argumentit dhe guximit qytetar’. Aty kaloi Antoneta Dhima, timin dhe të Ermos patjeter tha që do e vëmë në kornizë dho do ja shpiem Babos peshqesh për ditëlindje me 4 korrik se ai ka shije për të bukuren dhe të dobishmen. Vetë e fillova diten si një i semurë imagjinar . Doktor Tritani më bëri derman. E ula siparin duke qeshur në studio televizve me atë telbisqar Ylli Manjan që e hedh llafin si benxinen në zjarr.