Nga Agron Gjekmarkaj
U nisa drejt Kuvendit tashmë me një peshë të madhe mbi supe. Unë Zevendes Lider i pergjithshëm dhe i perhershem në krah të Liderit në perspektivë Gazi dhe Jorushit të Tabakeve e çamë rrugen me krenari për në sallë. E kisha ënderruar këtë ditë që të shfaqesha në krah të Kryezevendes Liderit Muli po nuk qe e thënë. U ndjeva pak jetim ndonese Gazi me keshillonte, “koken lart, drejt shikimin” ! Ashtu bëra eca si kolos i bindur që gjithë historia po më shikonte. Nga pas me ngjante se njerzia plot besim në mua therriste “kolosi alabar, kolosi akbar”.
Jorushi herë pasë here fliste për paudhësitë dhe gjëmat që bota perreth i punonte orë e çast. Ne i thonim ata tutje ti tehu dhe buzëqeshja i rikthehej si kendellje lubrifikuese mbi mekanizmat e partisë në levizje se ciles i del në teh si ikonë.
Muçua si nip Hoti e kishte ndarë mendjen që 50 vjeç do bëhej trim per herë të parë dhe erdhi si Çeçua e foli si e ëma e Zeqos.
Shalsi kishte dilema politike teksa bënte pyetjen dikur mbronim Muçon mos e rrihte Salianji tani duhet të mbrojmë ju mos ju kopanis Muçua. Kjo ishte shumnë e thellë edhe per vete Tonin i cili si klerik deshiron që haka të shkojë tek i zoti. Klosi dhe Etilda u zhyten në mermerima të zgjatura në biseda të një rendesie parësore siç është evolimi i motit orë pas ore. Ndonjeherë rënkimi i Blerines hynte në mes si murla dhe ata pyesnin u prish koha?
Laertit i kishte rënë një prishaqejfllek prej të papuni. Në parti po lulëzon mpirja, iken ditet kur qahej e qeshej si tezja, ku lotorja mbushej plot me lot gezimi e hidherimi. Çyrbja po kaq vertitej në maraz. Kujtonte kohet kur thirrej “Çyrbja i krimit”, kur alltia dhe pisqolla kerciste si në karadak tani i vinte të fshihej në një shpellë si Muji e Halili kur forca e krahut u mund nga plumbi.
Bora kishte rënë në një meditim të embel e krehur gjithe merak e naze.Pse i ka Babo zët serancat dukej sikur mundohej?
Xhemal Qefalia tund koken pa pushim dhe i thoshte Nasipit “ka rënë shumë niveli i diskutimeve, askush nuk i referohet Konfucit atij burri të lartë që më ndriçon udhet e mendimit”. Nasua I xhevaposej hall të madh ke vella. Moskuptimi është emblema e modernitetit.
Dash Sula një domate si gjyle nxorri. Ministrat të gjithë u fshehen.
Ne mes me gjet Luan Baçi i cili e ndjek virtytin nga pas si gjahtari lepurin. Kosta i Gramozit dhe Lindites degjon nga llozha fjalimet dhe psheretin dembelueshem “jallane kjo dynja”. Ai pret me padurim ti vërë per fill trazimet llaf i Antonetes.
Albana e menduar pasi akuzoi Babon se ka dorë mbi gratë vertitet neper sallë, shpesh bën sikur nuk me sheh duke me sembuar në gji e ndonjeherë më ngjateton duke ma kthyer gezimin. Qerrateshen do ta kallexoj tek Zonja Kalaja dhe Zonja Garo. Ato më kanë xhan.
Tao u kthye , gusha e të cilit ishte tkurrur qamet nga një diete e fortë mesdhetare. Sapo Mamica kthehej nata largohej. Ikte ajo, terri si tis binte mbi qeverinë e lodhur së perserituri një fjalim 12 vjeçar. Çuçi shikonte nga Bela e cila gjerbte një kafë që nuk kishte të sosur gati me melankoli, i pasigurtë në duhej të shfaqej entuziast apo i zymtë. Ulsiu hapte me gojë kur fliste Braçe , shpirti i lypte paqe e trupi gjumë. Nikoqiri ishte si i hequr nga gripi dhe prerja e barkut. Tani po flet Ibrahimaj , kronika mbyllet vetvetiu. Dhurata Çupit e sapo kthyer nga Athina Dash Sula i dukej si Leonidha në Termopile.
Salianji pasi ngaterroi gjithë dynjanë iku edhe nga akçihanja e Parlamentit.
Idiot i lindur