• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronika me veten në qendër dhe të tjerët anash

by Agron Gjekmarkaj
21/03/2024 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

U nisa drejt Kuvendit tashmë me një peshë të madhe mbi supe. Unë Zevendes Lider i pergjithshëm dhe i perhershem në krah të Liderit në perspektivë Gazi dhe Jorushit të Tabakeve e çamë rrugen me krenari për në sallë. E kisha ënderruar këtë ditë që të shfaqesha në krah të Kryezevendes Liderit Muli po nuk qe e thënë. U ndjeva pak jetim ndonese Gazi me keshillonte, “koken lart, drejt shikimin” ! Ashtu bëra eca si kolos i bindur që gjithë historia po më shikonte. Nga pas me ngjante se njerzia plot besim në mua  therriste “kolosi alabar, kolosi akbar”.

Jorushi herë pasë here fliste për paudhësitë dhe gjëmat që bota perreth i punonte orë e çast. Ne i thonim ata  tutje ti tehu dhe buzëqeshja i rikthehej si kendellje  lubrifikuese mbi mekanizmat e partisë në levizje se ciles i del në teh si ikonë.

Na kishte marrë malli per pak paqe pas muajsh luftë  anipse mbi rroba kishim kudo gjurmet e saj dhe aroma e barutit  mpakur nuk ishte. Luftetaret dukeshin si pensionistë.
Majko nën shembullin e veteranëve shikonte ku mund të ngriheshin lapidarert e qendreses partizane ku pioneret e partisë të vinin në të ardhmen kurora me lule. Një pllakë ketu per Dilon, një tjeter për Vullnetin, një gur për Bafton jepte udhezime. Gjeneral Kollçaku deshironte një stende memorial të armeve të perdoruara.

Muçua si nip Hoti e kishte ndarë mendjen që 50 vjeç do bëhej trim per herë të parë dhe erdhi si Çeçua e foli si e ëma e Zeqos.

Pastaj Lindita e deboi. Braçja zihej me veten dhe të tjeret, fliste me veten që të degjonin të tjeret. Klotilda kishte rënë në të thella ndiente nostalgji per kohen kur gijotina punonte për marshallah.

Shalsi kishte dilema politike teksa bënte pyetjen dikur mbronim Muçon mos e rrihte Salianji tani duhet të mbrojmë ju mos ju kopanis Muçua. Kjo ishte shumnë e thellë edhe per vete Tonin  i cili si klerik deshiron që haka të shkojë tek i zoti. Klosi dhe Etilda u zhyten në mermerima të zgjatura në biseda të një rendesie parësore siç është evolimi i motit orë pas ore. Ndonjeherë rënkimi i Blerines hynte në mes si murla dhe ata pyesnin u prish koha?

Laertit i kishte rënë një prishaqejfllek prej të papuni. Në parti po lulëzon mpirja, iken ditet kur qahej e qeshej si tezja, ku lotorja mbushej plot me lot gezimi e hidherimi. Çyrbja po kaq vertitej në maraz. Kujtonte kohet kur thirrej “Çyrbja i krimit”, kur alltia dhe pisqolla kerciste si në karadak tani i vinte të fshihej në një shpellë si Muji e Halili kur forca e krahut u mund nga plumbi.

Bora kishte rënë në një meditim të embel e krehur gjithe merak e naze.Pse i ka Babo zët serancat dukej sikur mundohej?

Xhemal Qefalia tund koken pa pushim dhe i thoshte Nasipit “ka rënë shumë niveli i diskutimeve, askush nuk i referohet Konfucit atij burri të lartë që më ndriçon udhet e mendimit”. Nasua I xhevaposej hall të madh ke vella. Moskuptimi është emblema e modernitetit.

Dash Sula një domate si gjyle nxorri. Ministrat të gjithë u fshehen.

Ne mes me gjet Luan Baçi i cili e ndjek virtytin nga pas si gjahtari lepurin. Kosta i Gramozit dhe Lindites degjon nga llozha fjalimet dhe psheretin dembelueshem “jallane kjo dynja”. Ai pret me padurim ti vërë per fill trazimet llaf i Antonetes.

Albana e menduar pasi akuzoi Babon se ka dorë mbi gratë vertitet neper sallë, shpesh bën sikur nuk me sheh duke me sembuar në gji e ndonjeherë më ngjateton duke ma kthyer gezimin. Qerrateshen do ta kallexoj tek Zonja Kalaja dhe Zonja Garo. Ato më kanë xhan.

Tao u kthye , gusha e të cilit ishte tkurrur qamet nga një diete e fortë mesdhetare. Sapo Mamica kthehej nata largohej. Ikte ajo, terri si tis binte mbi qeverinë e lodhur së perserituri një fjalim 12 vjeçar. Çuçi shikonte nga Bela e cila gjerbte një kafë që nuk kishte të sosur gati me melankoli, i pasigurtë në duhej të shfaqej entuziast apo i zymtë. Ulsiu hapte me gojë kur fliste Braçe , shpirti i lypte paqe e trupi gjumë. Nikoqiri ishte si i hequr nga gripi dhe prerja e barkut. Tani po flet Ibrahimaj , kronika mbyllet vetvetiu. Dhurata Çupit e sapo kthyer nga Athina  Dash Sula i dukej si Leonidha në Termopile.

Salianji pasi ngaterroi gjithë dynjanë iku edhe nga akçihanja e Parlamentit.

Next Post
Dosja e gjykatës/ Princi Leka kërkon të dëbojë nga Pallati Mbretëror Elia Zaharinë

Dosja e gjykatës/ Princi Leka kërkon të dëbojë nga Pallati Mbretëror Elia Zaharinë

Comments 1

  1. Qimi says:
    2 years ago

    Idiot i lindur

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bulevardi i flamingove ishte pasqyrë”, Rama: Shqiptarët kërkojnë më shumë, statistikat nuk mjaftojnë më!

“Bulevardi i flamingove ishte pasqyrë”, Rama: Shqiptarët kërkojnë më shumë, statistikat nuk mjaftojnë më!

July 24, 2026
LIVE/ PS mbledh grupin parlamentar, Rama: Protestuesit janë matësi i ri i standardeve tona

LIVE/ PS mbledh grupin parlamentar, Rama: Protestuesit janë matësi i ri i standardeve tona

July 24, 2026
Rrethohet nga RENEA, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

Rrethohet nga RENEA, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

July 24, 2026
Kosovë, caktohet data e seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu: Të shmangen zgjedhjet e reja

Kosovë, caktohet data e seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu: Të shmangen zgjedhjet e reja

July 24, 2026
VIDEO/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi zbulon risitë e Kuvendit për sesionin e ri

VIDEO/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi zbulon risitë e Kuvendit për sesionin e ri

July 24, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Avokati Ndreca: As vetë Ols Dado nuk ka thënë që është emëruar në mënyrë të ligjshme!

July 24, 2026
Video/ Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, prindërit e autorit e telefonojnë teksa policia kërkon ta bindë të dorëzohet

Video/ Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, prindërit e autorit e telefonojnë teksa policia kërkon ta bindë të dorëzohet

July 24, 2026
Tragjedi në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

Tragjedi në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

July 24, 2026
Prindërit e Nertil Buzit zbardhin pretendimet e tyre për konfliktin: Shkak, një shumë parash nga Anglia

Prindërit e Nertil Buzit zbardhin pretendimet e tyre për konfliktin: Shkak, një shumë parash nga Anglia

July 24, 2026
Incidenti i Shehajt në Kuvend, Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’i jepja një shuplakë

Incidenti i Shehajt në Kuvend, Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’i jepja një shuplakë

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In