Familjarët e Bedries 41 vjeçares e cila humbi jetën duke konsumuar fotoksinë janë të bindur se vetëvrasja është nxitur nga dhuna që bashkëshorti. Ata kërkojnë zhvarrim të trupit pasi hedhin dyshime se gruaja mund të jetë dhunuar fizikisht nga Xhemal Loka para se të konsumonte fotoksinën
“ Në krahun e majtë prapa dhe poshtë krahut. E thonë dhe fëmijët që ka qenë tek morgu e kanë gjetur shenja dhune” thotë Nezir Bushi, kushëriri i viktimës.
Por deri tani policia nuk ka dhënë informacion nëse ka pasur shenja dhune në trup.
“Ka pasur shenja dhune. Nuk kishte pse ta pinte helmin nga Tik Toku. Pse nuk e piu para dy vitesh. Unë dyshoj tek dhuna familjare” këmbëngul Nezir Bushi në një intervistë për Report Tv
Ai thotë se fëmijët dy ditë nuk kanë treguar pasi ka qenë varrimi por më pas mbrëmë në polici kanë dhënë dëshminë për dhunën.
“Dy vitet e fundit nuk kanë qenë as keq. Biem në sedër se nuk mund ti themi hajde lëre burrin se ajo kishte fëmijët e rritur. Ajo është ankuar dy herë se nuk shkon mirë por jo në ekstrem. E ka mbajtur në bark (Të fshehtë) Nuk ka dashur të tregojë” vijon dëshminë kushëriri i viktimës.
Madje kushëriri tregon se motra i është ankuar një herë të vëllasë i cili ka thënë Xhemal Lokës të mos ia prekte motrën.
/f.s