Ne historinë tonë shtetërore, Pakti Detar me Greqinë, i vitit 2009, është një çeshtje kyç, e cila zbërthen logjikisht të gjithë hapësirën shkatërruese dhe të gjithë aktivitetin destruktiv kundër popullit të vet, që ka ndërmarrë Sali Berisha në 25 vjetët e këngës së tij të mbrapshtë. Duke e pare me vëmendje, Pakti Detar nuk ka qenë asfare një interes parash, por thjeshtë nje interesi manjakal i Berishës për pushtet. Kjo, sepse, vetëm nëpërmjet këtij pakti, Ministrja e Jashtme e Greqisë, duke qenë në udhëheqjen e radhës që Greqia kishte në Bashkimin Europian, i dha mundësi Berishës të manipulonte zgjedhjet e vitit 2009. Historia vjen e na puqet ne shqiptarëve gjithmonë në një pike: cungimi i territorit shqiptar, për të ardhur në pushtet, apo për të mbajtur pushtetin.
Janë tre raste flagrante.
Rasti i pare eshte cungimi territorial i East Pashës, në favor të Serbisë. Në varrin e tij në Beograd gjithmonë bëhet pelegrinazh politik.
Rasti i dytë, është rasti i Paktit për Shën Naumin, në Liqenin e Ohrit, i cili duket sikur është një Manastir ortodoks, por që, në fakt, është pika dominuese ku shteti Jugosllav dje, dhe ai i Maqedonisë sot; kanë shtënë në dorë 2/3 e sipërfaqes së Liqenit të Ohrit. Dhe, sërish, ai ishte një pakt për të ardhur në pushtet Ahmet Zogu me falangat serbo-ruse.
Pakti i tretë, ishte Pakti Detar me Greqinë.
Ja, ky është trishtimi i historisë sonë, që gjithmonë fqinjët kanë sjellë maskarenjtë tanë në pushtet, për të na copëtuar.
Akti i Gjykates Kushtetuese të Shqipërisë, që anulloi Paktin Detar, është një vendim i lartë historik për Shqipërinë. Kurse mos fillimi i çështjes penale për afër dy vjet kundër Berishës nga prokurori i Përgjithshëm, është një akt që, ndërkohë, ka ardhur në fund, sepse tani dihet mendimi i politikës amerikane për atë pakt.
Tani është sak koha kur, per ne shqiptaret, historia është takuar me faktin historik: Prokurori i Përgjithshëm nuk ka se çfarë të hetojë me, ose do bashkohet me individët e inkriminuar në Paktin Detar, ose do bashkohet me interesin kombëtar dhe me intetesin e popullit qe e paguan dhe i jep favoret e postit që ai mban. Shkurt, ose me dinjitetin dhe interesin kombëtar të popullit shqiptar, ose me kundërshtarët e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar.
Kjo rruga e dytë do të ishte fatale për të…sepse Reforma në Drejtësi nuk e konsideron më prokurorin e Përgjithshëm si vendimmarrës juridik.
Të shohim. Fakti historik është takuar me historinë tonë antikombëtare te Pakti Detar, Shqipëri – Greqi. Por, këtë herë, ky fakt i zbuluar, ndihmon në të ardhmen historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe jo si deri tani, që ka qenë gjithmonë në humbjen tonë historike.