• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk hetohet denoncimi për skandalin e Paktit Detar?

by Spartak Ngjela
10/03/2016 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne historinë tonë shtetërore, Pakti Detar me Greqinë, i vitit 2009, është një çeshtje kyç, e cila zbërthen logjikisht të gjithë hapësirën shkatërruese dhe të gjithë aktivitetin destruktiv kundër popullit të vet, që ka ndërmarrë Sali Berisha në 25 vjetët e këngës së tij të mbrapshtë. Duke e pare me vëmendje, Pakti Detar nuk ka qenë asfare një interes parash, por thjeshtë nje interesi manjakal i Berishës për pushtet. Kjo, sepse, vetëm nëpërmjet këtij pakti, Ministrja e Jashtme e Greqisë, duke qenë në udhëheqjen e radhës që Greqia kishte në Bashkimin Europian, i dha mundësi Berishës të manipulonte zgjedhjet e vitit 2009. Historia vjen e na puqet ne shqiptarëve gjithmonë në një pike: cungimi i territorit shqiptar, për të ardhur në pushtet, apo për të mbajtur pushtetin.

Janë tre raste flagrante.

Rasti i pare eshte cungimi territorial i East Pashës, në favor të Serbisë. Në varrin e tij në Beograd gjithmonë bëhet pelegrinazh politik.

Rasti i dytë, është rasti i Paktit për Shën Naumin, në Liqenin e Ohrit, i cili duket sikur është një Manastir ortodoks, por që, në fakt, është pika dominuese ku shteti Jugosllav dje, dhe ai i Maqedonisë sot; kanë shtënë në dorë 2/3 e sipërfaqes së Liqenit të Ohrit. Dhe, sërish, ai ishte një pakt për të ardhur në pushtet Ahmet Zogu me falangat serbo-ruse.

Pakti i tretë, ishte Pakti Detar me Greqinë.

Ja, ky është trishtimi i historisë sonë, që gjithmonë fqinjët kanë sjellë maskarenjtë tanë në pushtet, për të na copëtuar.

Akti i Gjykates Kushtetuese të Shqipërisë, që anulloi Paktin Detar, është një vendim i lartë historik për Shqipërinë. Kurse mos fillimi i çështjes penale për afër dy vjet kundër Berishës nga prokurori i Përgjithshëm, është një akt që, ndërkohë, ka ardhur në fund, sepse tani dihet mendimi i politikës amerikane për atë pakt.

Tani është sak koha kur, per ne shqiptaret, historia është takuar me faktin historik: Prokurori i Përgjithshëm nuk ka se çfarë të hetojë me, ose do bashkohet me individët e inkriminuar në Paktin Detar, ose do bashkohet me interesin kombëtar dhe me intetesin e popullit qe e paguan dhe i jep favoret e postit që ai mban. Shkurt, ose me dinjitetin dhe interesin kombëtar të popullit shqiptar, ose me kundërshtarët e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar.

Kjo rruga e dytë do të ishte fatale për të…sepse Reforma në Drejtësi nuk e konsideron më prokurorin e Përgjithshëm si vendimmarrës juridik.

Të shohim. Fakti historik është takuar me historinë tonë antikombëtare te Pakti Detar, Shqipëri – Greqi. Por, këtë herë, ky fakt i zbuluar, ndihmon në të ardhmen historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe jo si deri tani, që ka qenë gjithmonë në humbjen tonë historike.

Next Post

Italianët trakte në mur kundër shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In