Papa Francesku në mesazhin e radhës dedikuar luftës në Rripin e Gazës ka apeluar palëve që të bëjnë tërheqjet e tyre. Ati i Shenjte kërkoi që Hamasi të lirojë pengjet izraelite duke bërë thirrje gjithashtu që të happen rrugët për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, aty ku banoret janë në prag të një katastrofe humanitare.
Unë gjithmonë mendoj për situatën serioze në Palestinë dhe Izrael dhe inkurajoj lirimin e pengjeve dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza. Kështu Papa Françesku në fund të audiencës në sheshin e Shën Pjetrit.
Ndërkohë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel bëri thirrje liderve të BE-se që të garantojnë ndihmen humanitare në Gaza.
“Përkeqësimi i situatës humanitare në Gaza vazhdon të jetë një shqetësim i madh. Ne duhet të diskutojmë, para së gjithash, se si të sigurojmë urgjentisht shpërndarjen efektive të ndihmës humanitare dhe aksesin në nevojat më themelore. Ne duhet të angazhohemi, në një front të bashkuar dhe koherent, me partnerë për të shmangur një përshkallëzim të rrezikshëm rajonal të konfliktit” dhe “rinisja e procesit të paqes bazuar në zgjidhjen me dy shtete është e vetmja rrugë përpara”, shton Michel në letrën e ftesës drejtuar liderëve në prag të samitit të BE-së.
/f.s