Një histori si në filmat horror vjen nga Rusia. Një grua është mbajtur si skllave seksi për 14 vite me radhë, përpara se të arratisej në moshën 33-vjeçare.
Ajo u rrëmbye nga 51-vjeçari Vladimir Cheskidov, i cili tashmë akuzohet për përdhunimin e Ekaterina Belyankina me mijëra herë dhe për mbajtjen kundër dëshirës së saj në shtëpinë e tij të vogël në fshatin Smolino.
Sa herë që rrëmbyesi dilte nga shtëpia, e lidhte vajzën në pozicion kryqëzimi. Gjithashtu, ai i mbyllte gojën që të mos bërtiste dhe të kërkonte ndihmë.
Burri i çmendur u arrestua vetëm javën e kaluar, pasi Ekaterina arriti të arratisej kur ai ishte i dehur.
Hetuesit gjetën në shtëpinë ku vajza mbahej peng imazhe pornografike të varura në mur dhe shumë lodra seksi, me të cilat vajza mendohet se është torturuar.
Cheskidov dyshohet se ka vrarë edhe një grua tjetër në shtëpinë e tij, në vitin 2010, pasi kocka njeriu u gjetën përreth pronës së tij. Ekaterina ka thënë se ka qenë dëshmitare e vrasjes së saj dhe u kërcënua nga Cheskidov se nëse nuk do t’i bindej, do të pësonte të njëjtin fat.
Bashkë me 51-vjeçarin, si bashkëpunëtore në rrëmbimin e Ekaterinës akuzohet edhe nëna e tij, 72-vjeçarja Valentina Cheskidova, e cila në gjyq tha: “Ajo jetonte si mbretëreshë. Askush nuk e mbajti me zor. Jetoi me ne me dëshirën e saj. Ne i mbajmë dyert hapur në shtëpinë tonë. Mund të hysh e mund të dalësh kur të duash”./m.j