Pak ditë pas publikimit të këngës “Last Dance”, këngëtarja Dua Lipa ka realizuar edhe klipin e saj. “Last Dance” është kënga e tretë e Lipas. Ajo vjen pas “Be The One” dhe “New Love”. “Noisey.vice.” që pati premierën e këngës së re e cilëson Dua Lipën si një “mini-Rihanna”. “E kam shkruar ‘Last Dance’ në Toronto me Talay Rileyn dhe është prodhuar nga Koz”, ka thënë ajo për këtë faqe, transmeton koha.net. “Isha e vetme dhe e lodhur dhe më mungonte shumë”, thuhet.