• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afrim Krasniqi: Opozita ishte kundër grevës së studentëve 25 vjet më parë

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

­Në një intervistë të dhënë për Shqiptarja.com në shkurt të vitit 2013, të cilën po e ribotojmë pjesërisht, studiuesi dhe njohësi i mirë i historisë së tranzicionit Afrim Krasniqi, hedh dritë mbi një element të rëndësishëm dhe të pandriçuar të grevës së urisë së studentëve në shkurt të vitit 1991.

Sot kur përkujtohet 25 vjetori i asaj greve, intervista e mëposhtme sqaron me objektivitet atë që ka ndodhur me të vërtetë në ato momente dramatike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

Kryesia e PD­së në 18 shkurt 1991, ndërsa vijonte greva e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti, ishte kundër, ndërsa kreu i sapozgjedhur i PD-­së, kërkonte referendum për emrin e ish-­diktatorit. Shkrimi shoqërohet edhe me faksimilet e dokumentit të mbledhjes se 18 shkurit 1991 dhe procesverbali origjinal per greven e urise 18 shkurt 1991.

“Sipas proces-verbaleve origjinale të mbledhjeve të kryesisë së PD me 14, 16, 18, 19 dhe 21 shkurt 1991 rezulton se shumica absolute e kryesisë së PD, përfshirë drejtuesit kryesorë të saj, ishin kundër grevës së urisë së studentëve dhe kërkonin mbylljen e saj, rikthimin e studentëve në auditore”. Kjo është dëshmia e Afrim Krasniqit, ish student pjesëmarrës në themelimin e PD në 12 dhjetor 1990 dhe në grevën e urisë 18­-20 shkurt 1991.

Sipas dokumenteve që dalin në dritë për herë të parë pas 22 viteve, gjatë mbledhjeve të drejtuesve të PD­-së në shkurt 1991, fjalitë më të përdorura në kryesi ishin: “Studentët na kanë dalë jashtë kontrollit, nuk pyesin për ne, studentët ia arritën qëllimit sepse sensibilizuan opinionin ndaj duhet të tërhiqen, të pranojnë zhvillimin e një referendumi për emrin ose ndarjen e universitetit në katër pjesë dhe kështu ti japin fund grevës”. Madje pati hyrje në grevë me kërkesën e mbylljes së saj të disa figurave politike të ardhur nga diaspora apo organizata të tjera brenda vendit, të cilat vinin me lejen e krerëve të PD dhe PPSH dhe me mesazhin e tyre.

Në fletën e procesverbalit që “Shqiptarja.com” sjell ekskluzivisht janë diskutimet e disa prej drejtuesve të PD­së, gjatë mbledhjes së komisionit drejtues, në 18 shkurt 1991. ­ Të ndahet universiteti­thotë njëri prej anëtarëve. ­ Jam për ndarjen­ndërhyn tjetri. Ndërsa kreu i sapozgjedhur i PD­së, Sali Berisha thotë ­Të marrim rezultatet e Pleniumit, jam për referendumin. Kush ishte arsyeja që çoi në organizimin e grevës së urisë së studentëve? Në dhjetor u krijua PD dhe pluralizmi, por në muajin janar 1991 pati tri zhvillime negative: me 12 janar nisën antimitingjet në Tepelenë dhe Tropojë kundër PD dhe me parulla pro diktatorit Hoxha; në javën e dytë Ramiz Alia nxorri dekretin për mbrojtjen me ligj të figurës dhe emrit të diktatorit, dhe po ato ditë Partia Demokratike në marrëveshje me Alinë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve pranoi kushtin për ndërprerjen e grevave deri pas fushatës elektorale. Vendimi për ndërprerjen e grevave ishte goditje indirekte ndaj studentëve dhe minatorëve, dy kategori të shprehura hapur kundër regjimit dhe që vazhdimisht promovonin kërkesa politike.

E tillë ishte edhe kërkesa e studentëve për të hequr emrin e Enver Hoxhës nga universiteti i Tiranës. Nuk kishte kuptim që të kishim pluralizëm politik dhe të shkonim në zgjedhje me Hoxhën në diplomë dhe universitet. Ndaj studentët inicuan protestat e para në fillim të muajit shkurt dhe ngjarjet morën rrjedhë të pakthyeshme në javën e dytë të muajit. Kur protestat arritën pikën kulmore dhe regjimi nuk tregoi tërheqje atëherë mbeti akti ekstrem, hyrja në grevën e urisë. Kjo ndodhi me 18 shkurt dhe pas 72 orësh u arrit objektivi i grevës, shtatorja e Hoxhës ra dhe emri i tij iu hoq universitetit të Tiranës. Kjo fitore ishte e dyfishtë: sepse greva studentore ia arriti qëllimit dhe sepse ajo nxorri në pah lojën e fshehtë të regjimit për një sistem demokratik të kontrolluar dhe të dirigjuar nga lart.

Cili ishte roli i partive politike në atë periudhë? PPSH çuditërisht u soll në mënyrë më ekstreme sesa në dhjetor ‘90. Në fillim ndodhën disa zhvillime negative në Shkollën e Bashkuar dhe përdorimin e skemave ushtarake për shtypjen e studentëve, skemë e përdorur pa sukses edhe në dhjetor. Opozita denoncoi sjelljen e ushtrisë dhe dha alarmin për grusht të mundshëm shteti. Atëherë regjimi përdori një formë tjetër presioni, vendosjen e studentëve përballë shumicës popullore ende pro PPSH dhe pro diktatorit Hoxha.

Ramiz Alia udhëtoi në Vlorë nga ku kërcënoi studentët, kurse në disa qytete nisën mbledhja e firmave për organizimin e shoqatës “Vullnetarët e Enverit”. Në atë organizatë morën pjesë mijëra qytetarë, përfshirë edhe emra që sot janë aktivë në politikë, madje janë deputetë dhe ministra. Presioni i tyre me peticione e antimitingje ashtu edhe deklarimet e shumta në mediat zyrtare kundër studentëve synuan të krijojnë idenë se studentët po përçanin vendin dhe ndaj duhen ndalur.

Pikërisht në këtë moment studentët kërkuan mbështetje nga PD, PR dhe partitë e tjera politike. Fillimisht PD ishte vëzhguese, por në 11-­14 shkurt 1991 ajo u përfshi në një garë të ashpër brenda saj për zgjedhjen e kryetarit. Fillimisht u zgjodh Meksi dhe pas anullimit të votimit, me 14 shkurt u zgjodh Berisha kryetar. Atëherë drejtuesit e PD mendonin se studentët po tejkalojnë limitet e lejuara dhe retorika ndaj studentëve grevistë shkoi deri atje sa t’i konsideronin mjet presioni nga vetë Ramiz Alia. Ka një deklaratë të botuar të kryesisë së PD ku flitet kundër nismave që duan të destabilizojnë vendin, dhe fjala është për studentët.

Falë procesverbaleve origjinale të mbledhjeve të kryesisë së PD me 14, 16, 18, 19 dhe 21 shkurt 1991 rezulton se shumica absolute e kryesisë së PD, përfshirë drejtuesit kryesorë të saj, ishin kundër grevës së urisë së studentëve dhe kërkonin mbylljen e saj, rikthimin e studentëve në auditore. Fjalitë më të përdorura në kryesi ishin: “Studentët na kanë dalë jashtë kontrollit, nuk pyesin për ne, studentët ia arritën qëllimit sepse sensibilizuan opinionin ndaj duhet të tërhiqen, të pranojnë zhvillimin e një referendumi për emrin ose ndarjen e universitetit në katër pjesë dhe kështu ti japin fund grevës”. Madje pati hyrje në grevë me kërkesën e mbylljes së saj të disa figurave politike të ardhur nga diaspora apo organizata të tjera brenda vendit, të cilat vinin me lejen e krerëve të PD dhe PPSH dhe me mesazhin e tyre.

Të gjitha këto deklarime bëheshin në formë oferte edhe nga Alia, pra kishte një konsensus në bisedimet midis PPSH dhe PD kundër grevës së urisë së studentëve. Ky është një fakt i njohur për të cilin është heshtur në këto vite, herë duke dashur të mos i prishet punë PD në fushata elektorale dhe herë duke mos dashur të pranohet afërsia midis drejtuesve të PD dhe Ramiz Alisë. Por fakti është një dhe në shkurt 1991 PD e PP ishin kundër grevës së urisë së studentëve. Vetëm kur greva nisi dhe situata u përshkallëzua atëherë PD u detyrua të ndryshojë qëndrim dhe të marrë anën e studentëve. Edhe atëherë ajo kishte dyzime nga frika se mos gjendja e jashtëzakonshme mund të çonte në anullimin e zgjedhjeve. Mund të jetë një frikë e justifikueshme për kohën, por jo e justifikueshme në raport me studentët dhe aktin e tyre historik.

Kur sheh sot politikanë që thurin lavde pafund për 20 shkurtin dhe grevën e urisë, ndërkohë që 22 vjet më parë ishin në anën tjetër të grevës, ndjen keqardhje dhe trishtim mbi deformimin në gen që vijon t’i bëhet të vërtetave të mëdha në historinë e këtij vendi.

Next Post

Lufta në Jemen për të cilën të gjithë po heshtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In