Tabloidi më i madh gjerman, Bildplus, ka arritur të marrë informacione nga Zyra e Statistikave policore, BKA, rreth numrit të krimeve të kryera nga të jashtmit. Shtimi i madh i refugjatëve në 2015, me rreth 1.1 milion banorë, ka shtuar edhe numrin e delikteve në Gjermani për 92.000 më shumë sesa vitin e kaluar: 208.344.
Megjithatë këtu nuk mund të paraqiten refugjatët si kriminelë: Numri i tyre është rritur rreth 440 përqind, ndërsa krimet në Gjermani janë rritur për vetëm 79 përqind, përcjell botasot.info, që e disponon shkrimin e Bildplus. Refugjatët nga Lindja e Mesme më pak kriminelë mes refugjatëve
Sirianët (428.468), irakenët (154.046) dhe afganët (121.662) pavarësisht se përbëjnë numrin më të madh të refugjatëve, numri i kryerjeve të shkeljeve ligjore prej tyre është tepër i vogël, në krahasim me ato të shqiptarëve dhe serbëve, si dhe atyre nga Afrika, (Eritrea dhe Nigeria). Shembull: Vetëm 8 përqind e refugjatëve janë nga Shqipëria, ndërsa krimet e kryera prej tyre janë 17 përqind. Sa u takon sirianëve ata janë 47 përqind të refugjatëve, ndërsa kanë kryer vetëm 24 përqind të krimeve të përgjithshme. Krimet më të shpeshta mbeten falsifikimet.