Juristi Kreshnik Spahiu thotë se kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryedemokrati, Sali Berisha e konsiderojnë atë armik.
Sipas tij, dita më e madhe do të jetë kur Rama, Meta dhe Berisha të largohen nga politika.
“Unë jam një qytetar i thjeshtë i këtij vendi, as nuk kam kandiduar për kryeministër, as për president. Si armik dhe unë jam shumë krenar. Unë jam shumë krenar që të konsiderohem si armik i Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Të konsiderohesh armik nga këta të tre, është akti më patriotik për vendin tënd dhe unë nuk do të resht duke folur, duke përdorur të drejtën time të fjalës, sepse heshtja ime do të vijë atë ditë kur do të mbyll sytë dhe nuk do të heq deri ditën që këta të tre të largohen nga politika.
Unë mendoj që ditën që do të largohet Rama, Berisha dhe Meta nga politika, edhe arbëreshët e Kalabrisë do të kthehen, edhe stërnipat e Skëndërbeut do të kthehen në atdheun e tyre, emigrantët po e po. Ajo do të jetë dita më e madhe dhe shpresoj që të mos jetë e largët”, theksoi ai./m.j