• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enver Hoxhaj merr titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse Shqipëri-Kosovë

by A R
26/11/2024 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një ceremoni të veçantë, të organizuar dje në Tiranë nga Kolegji Universitar “Qiriazi”, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi kontributin e Hoxhajt në forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe diplomacisë, duke e konsideruar një urë lidhëse mes politikës së dy vendeve dhe të dijes.

“Është një bekim i madh që, në javën kur ne festojmë Ditën e Flamurit dhe të Çlirimit, kur do të organizojmë edhe paradën e shqiptarëve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, i shprehim mirënjohjen edhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, i cili ka arritur të na bashkojë si askush tjetër, pa dallim feje, krahine, ideje. Sot është e vështirë të gjesh në politikë njerëz që vijnë nga bota e dijes. Ju jeni ndër të paktët që vini nga bota e dijes dhe keni arritur që të na tregoni se njerëzit që dinë janë më të fortë se njerëzit që kanë. Besoj se është një shembull shumë i madh sot, për shumë njerëz të dijes, të cilët thonë nuk futem në politikë se politika të bën pis. Të falënderoj që ke kmbëngulur se prej dijes mund të prodhohet politikë e mirë, prej dijes mund të qëndrosh me dinjitet”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi kontributin e Hoxhajt si ish ministër i Jashtëm dhe për bashkëpunimin me të në kohën kur kryebashkiaku ishte ministër i Punëve dhe Çështjeve Sociale.

Nga ana e tij, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj e cilësoi këtë një ditë të veçantë edhe për faktin se nderohet me një titull në prag të festave të nëntorit. “Kjo është një ditë e veçantë për mua dhe për familjen time, por edhe për të gjithë miqtë e mi, meqë marrja e këtij titulli ndodh në ditët kur ne kremtojmë krijimin e Shqipërisë së Pavarur, Festat e Nëntorit. Nuk ka ndonjë datë e cila i jep më shumë kuptim shqiptarëve sesa data e 28 nëntorit, nuk ka asnjë ngjarje tjetër që i jep më shumë kuptim kohës dhe hapësirës, ecjes në histori, por edhe të ardhmes tonë se sa 28 nëntori. Jam shumë i nderuar që kryetari Veliaj, Presidenti Topi, zv. kryeministri Hajredin Kuçi, znj. Valentina Leskaj, ambasadori Tarifa, ambasadori Minxhozi, të gjithë dhanë vlerësimin për mua para se të nderohem me një titull të tillë”, tha ai.

Enver Hoxhaj është një nga politikanët më aktivë të Kosovës në dhjetë vjetët e fundit. Ka ushtruar detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme fillimisht nga viti (2011-2014) dhe më pas nga Maj i vitit 2016 deri më Gusht, 2017, ka luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacisë bilaterale dhe multilaterale të Kosovës. Në qeverinë Haradinaj ka shërbyer si zëvendëskryeministër, njëherësh edhe pjesë e delegacionit të Kosovës për bisedimet Kosovë-Serbi. Në të kaluarën Hoxhaj ka shërbyer si ministër i Arsimit, anëtar i delegacionit të Kosovës në bisedimet për statusin final të Kosovës. Hoxhaj ka mbaruar studimet e doktoraturës për histori dhe politikë në Universitetin e Vjenës, duke ndjekur ligjërata në drejtimet e shkencave të historisë dhe politikes. Ai, ka botuar punime shkencore në gjuhën angleze, gjermane dhe shqipe për çështje të etnicitetit, nacionalizmit, identitetit dhe të konflikteve etnike.

/a.r

Next Post
Pjesë e grupit kriminal Çopja, arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga SPAK

SPAK, njoftim zyrtar: Goditëm trafikun e kokainës që drejtohej nga Suel Çela! Ja rolet e personave të përfshirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

November 5, 2026
Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

November 5, 2026
EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

November 5, 2026
Nga “non grata” në azilant politik! Rrugëtimi i ish-kryeprokurorit, që i ka borxh Shqipërisë 2 vite burg

Kërkoi nga arratia parashkrimin e dënimit me dy vite burg, GJKKO shtyn seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur do mbahet

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In