• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vështrim në histori/ Vlora Marina, aty ku fillon trashëgimia juaj, me rrënjë në autenticitet dhe origjinë

by A R
26/11/2024 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pozicionuar mes detit Adriatik dhe Jon, Vlora është një nga ato qytete që lidhet pashmangshmërisht sa me detin, po aq edhe me historinë e kulturën. Si një prej qyteteve më të vjetra në Shqipëri, Vlora ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvilimin e vendit. Së fundmi, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në destinacionin më të preferuar si për të pushuar ashtu edhe për të investuar nga shtetas vendas e të huaj. Nëse do t’i referohemi shifrave të fundit, vlera e investimeve të huaja gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, e përqëndruar kryesisht në pasuri të paluajtshme, ka arritur shifrën e 354 milion euro, gati 32 milion euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Padyshim faktor kyçrritjen e interesit për të investuar është zhvillimi infrastrukturor i qytetit, shoqëruar me projekte inovatore. Një projekt i tillë është edhe Vlora Marina, i cili po zhvillohet në qendër të qytetit të Vlorës dhe që do t’i dhurojë gjithë rajonit një marinë të klasit botëror dhe një kompleks rezidencial premium, që parashikon të kombinojë në mënyrë natyrale, modernen me traditën dhe historinë e qytetit.

Rëndësia historike e Vlorës

E njohur fillimisht si Aulona, Vlora ka qenë një qytet port shumë i rëndësishëm në periudhën Romane dhe ka shërbyer si një pikë strategjike për shkëmbime tregtare dhe komunikimin ndërmjet Perandorisë Romake dhe rajoneve të tjera. Porti i qytetit ka shërbyer gjithashtu për ankorimin e anijeve, duke e shndërruar që në atë periudhë qytetin e Vlorës në një qendër jetike për aktivitetet detare. Rëndësia historike e qytetit vazhdoi përtej epokës romake, pasi ai evoluoi në një qendër kulturore dhe tregtare gjatë shekujve, për të ardhur në momentin më të rëndësishëm, atë të shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912. E gjithë kjo parantezë shërben për të kuptuar se ky qytet nuk është një destinacion i preferuar vetëm për shkak të plazheve të bukura, por mbi të gjitha edhe për ata që duan të njohin fillesat e shtetit të pavarur shqiptar dhe historinë e tij.

Vlora Marina, kombinimi mes modernes dhe traditës

I pozicionuar në zemër të qytetit bregdetar, fare pranë Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Vlora Marina është e lidhur ngushtësisht me historinë e qytetit. Përtej të parës marinë të klasit botëror për ankorimin e jahteve dhe megajahteve gjatë gjithë vitit, projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi rezidencial me mbi 800 apartamente buzë detit, një shëtitore me të gjitha njësitë e shërbimit, hotele me pesë yje dhe për herë të parë 150 apartamente të branduara nën markën ndërkombëtare Marriott. Godinat e kompleksit rezidencial dallohen për arkitekturën moderne dhe një shkallëzim të strukturës së godinave në njëtrajtshmëri me pozicionimin e shtëpive, një strukturë unike që e hasim edhe në fshatin Vuno. Kjo lloj strukture mundëson dritën dhe pamjen e lirë për të gjithë apartamentet si ato me pamje nga deti, ashtu edhe ato me pamje nga mali, apo parku i qytetit. Por, ajo çfarë e lidh këtë zhvillim modern me historinë është pikërisht emërtimi i godinave të kompleksit rezidencial, një gjetje mjaft interesante për të ruajtur të gjallë vlerat e traditës dhe për të kujtuar historinë e lavdishme të një qyteti si Vlora.  Godinat e kompleksit janë të ndara në katër blloqe rezidenciale të emërtuara bazuar në histori, për të ruajtur gjallë traditën dhe për të përcjellë vlerat historike e kulturore brez pas brez

Blloku “Orik”

Emërtuar sipas qytetit antik të Orik- ut, që e pati lulëzimin e vet në periudhën romake, godinat e kësaj rezidence janë të pozicionuara me pamje nga deti dhe shërbejnë si një urë lidhëse mjaft domethënëse mes antikitetit dhe bashkëkohores. Apartamentet e rezidencave Orik janë ngritur në vijën e parë të projektit mbi shëtitore dhe buzë marinës. Me të gjitha facilitetet si bare, restorante, dyqane apo parkun rekreativ, ato janë një zgjedhje perfekte për të gjithë familjen, me ambiente argëtuese për çdo grupmoshë.

Blloku “Kanina”

Kanina është një tjetër atraksion sa i takon turizmit historik dhe kulturor në Vlorë. Kalaja është shpallur momument i trashëgimisë kulturore i llojit arkeologji në vitin 1948 dhe gjithmonë ka tërhequr vizitorë vendas e të huaj. Sot rezidenca që ka marrë emrin Kanina ndodhet në jug të kompleksit rezidencial. Godinat janë të orientuara nga Kalaja e Kaninës, rrethuar nga gjelbërimi i parkut dhe fare pranë Muzeut Kombëtar të Pavarësisë.

Blloku “Aulona”

Qyteti i Vlorës në lashtësi quhej Aulona dhe sipas studimeve emri nënkupton “Port”, ose “Nëntokë”, duke reflektuar rëndësinë si një qendër tregtare dhe detare në antikitet. Sot këtë emër do ta mbajë një prej blloqeve rezidenciale në Vlora Marina, që ndodhet në zonën më unike dhe premium të projektit, pranë Vlora Marriott Hotel. Apartamentet në Rezidencën Aulona përfaqësojnë stilin, elegancën dhe komoditetin. Me pamje të mrekullueshme nga deti, ishulli i Sazanit, Laguna e Nartës dhe marina, ato janë të pozicionuara pranë zonës së Plazës, ku do të ngrihet një godinë e fokusuar tërësisht në argëtim, me pishina të brendshme e të jashtme, salla eventesh, konferencash, casino, klubin e jahteve etj.

Blloku “Marmiro”

Kjo rezidencë është emërtuar nga Kisha e Marmiroit, e quajtur ndryshe kisha e bardhë, pikërisht nga gurët e bardhë të mermerit me të cilët është ndërtuar. Apartamentet e rezidencës Marmiro janë të pozicionuara në zonën lindore të projektit, fare pranë zonës premium me akses të drejtpërdrejtë në qytet, lungomare si dhe plazhet publike e private. Ashtu si të gjitha godinat e tjera të projektit, edhe godinat e kësaj rezidence janë ndërtuar me fasada të bardha Claustra, për të garantuar qëndrueshmëri mjedisore përmes kursimit të energjisë elektrike, ujit dhe reduktimit të emetimit të karbonit në ambient.

View this post on Instagram

A post shared by Vlora Marina (@vlora_marina)

Next Post
Vrasja e Rakip Rolit, Apeli merr vendim: 27 vite burg për Llej Lika-n dhe 20 vite për Klaudio Gjexhaj

Vrasja e Rakip Rolit, Apeli merr vendim: 27 vite burg për Llej Lika-n dhe 20 vite për Klaudio Gjexhaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

May 17, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

May 17, 2026
Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

May 17, 2026
New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

May 17, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

May 17, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

May 17, 2026
Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

May 17, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse “nacionalisti” Albin Kurti i doli në krah nacionalistit Mickoski për të defaktorizuar shqiptarët?

May 17, 2026
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

May 17, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Territorialja/ Deputetja e PS: E rëndësishme që kryetarët të delegojnë kompetencat në njësitë administrative

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In