Ish-sekretari gjeneral i FIFA-s, Jerome Valcke, është përjashtuar nga çdo aktivitet i futbollit për 12 vjetët e ardhshme për shkak të keqpërdorimeve, përfshirë pjesëmarrjen e tij në skandalin me bileta të Kupës së Botës dhe përdorimin e aeroplanit privat për arsye personale. Komiteti etik i FIFA-s konfirmoi dënimin e Valckes, i cili u dënua edhe me 100 mijë franga zvicerane.
“Kemi zbuluar se firma e marketingut përfitoi nga avantazhi nga shitja e biletave të Kupës së Botës”, thuhej në komunikatë. “Valcke jo vetëm që nuk tentoi të ndalë këto aktivitete, por ai inkurajoi të tjerët që të vazhdojnë ta bëjnë këtë punë”.