Disa javë pasi u denoncua e zhdukur nga bashkëshorti i saj, një 21 vjeçare nga Durrësi u gjet nga policia së bashku me vajzën e mitur 3-vjeçare.
Pasi u gjet nga forcat e policisë së qytetit bregdetar, ajo deklaroi se ishte larguar nga banesa e bashkëshortit me dëshirën e saj, duke marrë me vete edhe vajzën e tyre.
Shtetasja me inicialet B.K., u largua nga banesa në datën 17 janar rreth orës 9 të mëngjesit, dhe prej asaj dite nuk kishte kontaktuar me asnjë prej fmailjarëve.
Ajo nuk dha asnjë sqarim se ku kishte qëndruar gjatë kësaj periudhe, ndërkohë policia nuk përjashton mundësinë që ajo të ketë pasur lidhje jashtëmartesore.
Policia ka depozituar dosjen në prokuroria e cila pritet të kryejë veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rastit.