• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kosovës iu deshën 100 vjet që një drenicak ta shpallë pavarësinë”

by Aalison Pearse Stevens
11/02/2016 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kosovës i janë dashur plot njëqind vjet që drenicaku të shpallë Pavarësinë e Kosovës, prandaj ky njeri brenda disa ditësh do të jetë President i Republikës së Kosovës”, theksoi ka deklaruar zëvendëskryetari i PDK’së, Kadri Veseli.

Në përvjetorin e 16 të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i partisë, Hashim Thaçi i shoqëruar nga zëvendëskryetari Kadri Veseli dhe anëtarë tjerë të partisë, kanë vizituar sot komunën e Drenasit, ku janë pritur nga kryetari i degës së PDK-së, Nexhat Demaku dhe qindra simpatizantë të partisë.

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka falenderuar të gjithë të pranishmit dhe ka thënë se ndjehet I nderuar qe gjendet në Drenas.

” Jemi të nderuar që gjindemi para jush që keni votu Partinë Demokratike të Kosovës, e keni forcu PDK-në dhe bashkimi juaj ka ndikuar në fitorën e PDK-së në krejt Kosovën, prandaj në çdo vend nevoitet një vend sikur Drenica që është e bashkuar. Ka shumë vlera që na mbajnë të bashkuar para asaj partiake, para së gjithash është e kaluara jonë, tradita jonë kryengritëse brez pas brezi. Uniteti dhe bashkimi ka ndikuar që ne sot jemi të unfikuar si parti. Kosova i ka besuar gjithëmonë Drenicës, sepse Drenica ka dhënë shumë për luftën e fundit. Ai që ka pretenduar të na hyjë në mes të Drenicës, në mes të PDK-së, do të zhgenjehet, sikurse janë zhgenjyer shumë të tjerë”.

Thaçi poashtu ka porositur që të jenë unifikues në të gjitha sfidat.

“Mesazhet e mija janë që Drenasi të mbetet i unifikuar edhe në sfidat tjera që na presin ne të ardhmen, sepse po nga Drenasi dua të dergoj mësazhin e dialogut, të bashkëpunimit të ndërsjell politik”, porositi ai.

Ndërsa zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se sot shpreh një përshendetje të veçantë nga një vend i veçantë me njerëz të veçantë, të idealit, sakrificës, trimërisë e pëkrahjes së pakursyer të Partisë Demokratike të Kosovës,

“PDK-ja në programin e saj qeverisës, ka zhvillimin ekonomik të Drenasit dhe infrastrukturën në përgjithësi. Në të kaluarën Drenica ka dhënë shumë për vendin dhe ne jemi krenarë për gjithë kontributin e dhënë për lirin e vendit. Veseli po ashtu tha se Brenda pak ditësh do të jetë President i Kosovës. “Partia Demokratike e Kosovës ka kaluar në shumë sfida, por ka krijuar bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe gjithë përkahësit e vendit. Kosovës i janë dashur plot njëqind vjet që drenicaku të shpallë Pavarësinë e Kosovës, prandaj ky njeri brenda disa ditësh do të jetë President i Republikës së Kosovës”, theksoi zëvendëskryetari Veseli.

Ndërkohë kryetari i degës së PDK-së, në Drenas, Nexhat Demaku tha se prezenca e strukturave udhëheqëse të PDK-së dhe gjithë këta qytetarë, dëshmon më se miri besimin e vazhdueshëm ndaj subjektit me të madh partiak në Kosovë.

“Që nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës, ideja dhe programi i saj gjeti mbështetjen e gjerë qytetare në Komunën tonë. Sot PDK-ja ka ndërtuar tre breza mbështetës të saj dhe kjo mbështetje e gjerë vjen për shkak të besimit në lidershipin e saj”, ka thënë Demaku.

Express

Next Post

Emërohet trajnerin më i ri në historinë e Bundesligas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Afatet e skaduara të paraburgimit janë prova e dështimit të prokurorisë

August 5, 2026
Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli paralajmëron arbitrazh ndërkombëtar

Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli paralajmëron arbitrazh ndërkombëtar

August 5, 2026
Si e ktheu Infantino FIFA-n në një perandori të futbollit, politikës dhe miliardave

Si e ktheu Infantino FIFA-n në një perandori të futbollit, politikës dhe miliardave

August 5, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Kreditë e këqija në rënie, eksperti: Kanë ndikuar rritja ekonomike dhe masat e reja nga BSH

August 5, 2026
BE shpall fundin e krizës në Ceuta: Schengen nuk u rrezikua, mbështetje për Spanjën

BE shpall fundin e krizës në Ceuta: Schengen nuk u rrezikua, mbështetje për Spanjën

August 5, 2026
Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

August 5, 2026
Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

August 5, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

“Beteja e madhe” nis në Kaliforni, Trump hap frontin e ri kundër demokratëve

August 5, 2026
Shqiptarët mbeten pas Europës, vetëm 1 në 11 persona blen bileta online për evente

Shqiptarët mbeten pas Europës, vetëm 1 në 11 persona blen bileta online për evente

August 5, 2026
Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

U dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe frutore, policia arreston autorin e zjarrvënies në Rrogozhinë

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com