• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rregulla të reja për Kriptovalutat në Shqipëri, projektligji synon transparencë dhe mbrojtje për investitorët!

by A. Q
28/10/2026 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria synon të vendosë rregulla më të qarta për tregun e kriptoaseteve, me qëllim rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e qytetarëve që investojnë në asete digjitale.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, prezantoi në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për tregjet e kriptoaseteve”, i cili synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me rregulloren evropiane MiCA.

“Nga këndvështrimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, rëndësia e kësaj nisme lidhet drejtpërdrejt me aftësinë e ekonomisë shqiptare për të përfituar nga zhvillimet teknologjike. Këto zhvillime mund të krijojnë hapësira për sipërmarrje të reja, investime dhe punësim të kualifikuar. Për t’i kthyer këto mundësi në përfitime reale, na duhen rregulla të besueshme dhe institucione të afta për t’i zbatuar ato. Në thelb, bëhet fjalë për një regjistër transaksionesh që nuk mbahet nga një bankë apo institucion i vetëm, por krijohet dhe verifikohet njëkohësisht nga shumë kompjuterë të një rrjeti, të cilët verifikojnë çdo veprim”, u shpreh ai.

Projektligji parashikon rregulla për kompanitë që ofrojnë shërbime me kriptoasete, përfshirë kërkesat për kapitalin, sigurinë e sistemeve, administrimin e aseteve të klientëve dhe trajtimin e ankesave. Mbikëqyrja do të ndahet mes Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Bankës së Shqipërisë, sipas kategorisë së veprimtarisë.

“Nëpërmjet kuadrit të ri rregullator, qytetarët do të kenë mundësi të kuptojnë se çfarë produkti po blejnë, cilat janë kostot, çfarë të drejtash kanë dhe cilat janë rreziqet që marrin përsipër. Për këtë arsye, projektligji përcakton kërkesat për dokumentet informuese mbi kriptoasetet dhe materialet promovuese. Projektligji ndan këto përgjegjësi ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Bankës së Shqipërisë. AMF-ja do të autorizojë dhe mbikëqyrë ofruesit e shërbimeve të kriptoaseteve, si dhe do të ushtrojë kompetencat për ofertat dhe dokumentacionin përkatës, sipas fushës së përgjegjësisë së saj. Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për autorizimin dhe mbikëqyrjen e emetuesve të aseteve dhe të parasë elektronike”, tha Kajo.

Kajo theksoi se nisma synon të krijojë kushte më të qarta për investitorët dhe sipërmarrjet, si dhe të kontribuojë në procesin e integrimit evropian. Kriptoasetet janë përfaqësime digjitale të një vlere ose të një të drejte, që mund të ruhen dhe transferohen elektronikisht përmes teknologjisë.

Next Post
Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

“Dhjetë mijë euro gjobë për dhunuesit”- Senati francez miraton paketën ligjore kundër dhunës në protesta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria do prodhojë vetë pasaportat, BE: Të zbatohen standarde të forta sigurie, kyç për regjimin pa viza

Vendimi i Qeverisë/ Kriteret e reja për dhënien e shtetësisë për interes të posaçëm shtetëror!

October 28, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Marta Kos mesazh qeverisë së re serbe: Pa sanksione ndaj Rusisë, vështirësohet rruga drejt BE-së!

October 28, 2026
LETRA/ Sazan Guri i kërkon Berishës që të largohet nga drejtimi i PD-së: Tregohu burrë dhe jep dorëheqjen, hap rrugë për…

LETRA/ Sazan Guri i kërkon Berishës që të largohet nga drejtimi i PD-së: Tregohu burrë dhe jep dorëheqjen, hap rrugë për…

October 28, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Duan më shumë Shqipërinë, apo pushtetin?

October 28, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Gjithë fantazitë për ndëshkimin e Veliajt, në pritje të sqarimeve

October 28, 2026
Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

October 28, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

VENDIMI/ U plagos në sy gjatë protestës, Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

October 28, 2026
Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

October 28, 2026
Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

October 28, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In