Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur idenë e zgjedhjes së prokurorëve shqiptarë nga populli, një sistem i praktikuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ku ka më mirë se prokurorët në Shqipëri të zgjidhen nga populli si në SHBA”, tha Meta në një intervistë për Euronews Albania.
Ndërkohë i pyetur nëse ka nisur bashkëpunimin me Sali Berishën për aksionin opozitar nga shtatori e tutje, Meta tha:
“Ne kemi një kimi dhe në distancë për mua e PL është e rëndësishme të gjithë të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga ky kërcënim i brendshëm dhe i jashtëm”.
/a.r