Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova thotë se ushtria ruse në Ukrainë ka kryer dhunë seksuale jo vetëm ndaj grave dhe burrave, por edhe ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. Këtë e raporton Ukrainska Pravda.
Policia ka marrë një sërë ankesash, disa prej të cilave janë përhapur edhe në rrjetet sociale.
Prokurorja Venediktov në një takim koordinues me organet e zbatimit të ligjit dhe agjencitë qeveritare – ranë dakord për nevojën e përdorimit të protokolleve ndërkombëtare për hetimin e këtyre krimeve të luftës, duke kërkuar që të konstatohet çdo rast i abuzimit seksual të viktimave të konfliktit.
Edhe femrat ushtare të Ukrainës kanë denoncuar akte skandaloze kundrejt tyre nga ushtria ruse, duke përfshirë zhveshjen e tyre, poshtërimin deri edhe abuzimet seksuale, në kohën kur ato janë mbajtur peng.
Sipas raporteve nga Komisionerja për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova në llogarinë e saj në Telegram, raportuar nga CNN, bëhet jalë për dëshminë 15 ushtareve femra që ishin pjesë e një grupi prej 86 ushtarësh ukrainas të liruar nga rusët të premten.
Ato kanë deklaruar se në ditëtg që u mbajtën peng, janë tortuar dhe abuzuar mizorisht.
/TGCOM/ a.r