Charlie Hebdo i ka hedhur sërish benzinë zjarrit, me një karikaturë që me siguri do të sjellë polemika të mëdha.
Revista satirike franceze ka botuar një karikaturë me 3-vjeçarin sirian Aylan Kurdi, i cili doli i mbytur në brigjet e Turqisë.
“Çfarë do të bëhej Aylani i vogël kur të rritej”, është pyetja që shoqëron karikaturën.
Dhe përgjigjja: “Do t’u fuste duart nga prapa femrave në Gjermani”.
Karikatura vjen pas sulmeve seksuale kundër femrave në Këln natën e vitit të ri, ku agresorët ishin kryesisht refugjatë të ikur nga lufta në Siri.
Edhe pse aktet e Këlnit kanë sjellë zemërim të madh kundër refugjatëve në Gjermani, karikatura e re e Charlie Hebdo ka sjellë zemërim të madh në internet, ku shumë komentues e kanë quajtur raciste.