• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përmbytjet, Panariti: Fondi i dëmshpërblimeve, 6 milionë euro

by A R
13/01/2016 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i pranishëm në emisionin “Të bësh ekonomi” në News 24 ka sqaruar situatën e krijuar në zonat e prekua nga përmbytjet dhe ndihmën që do t’u ofrohet fermerëve.

Pas reshjeve të shiut, disa zona në vend u përmbytën, aktualisht si është situata?

Ky vit filloi me përmbytje, ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar. Nuk ka qenë një situatë surprizë, pasi unë e kam shprehur edhe më herët se në Shqipëri ekziston rreziku i përmbytjeve. Për shkak edhe të ndryshimeve klimaterike, kanë ndodhur këto situata në të cilat u ndodhën. Në zonën e Lezhës u regjistruan 100 mm shi, në më pak se dy orë.

Pra gjithë kjo situatë erdhi nga reshjet e dendura?

Më lejoni të flas me shifra. Në një hark kohor prej 2 orësh ka patur 130 mm shi. Lumi Shkumbin është fryrë. Ka dalë nga shtrati dhe ka ushtruar presion mbi argjinaturat, pritat dhe për rrjedhojë patëm edhe atë situatë ku lumi doli në fushë. Kjo ndodh edhe në botë. Situata tek ne është specifike. Si rezultat i zhvillimit urban kaotik, një pjesë e ndërtimeve janë bërë në fushë dhe buzë lumenjve.

Të themi çfarë bëmë ne me sistemin tonë. Sistemi i kanalizimeve dhe hidrovoreve ka punuar në perfeksion, sepse ne kemi punuar gjatë gjithë verës. Unë nuk kam lënë hidrovor pa parë personalisht. Nuk jam bazuar vetëm te raportimet, por unë vetë kam ndjekur gjendjen.

Në muajin tetor situata ishte e rëndë…

Hidrovoret kanë qenë në punë totalisht. Herën e kaluar ka pasur probleme me energjinë dhe jo për kapacitete. Këtë herë u arrit që të furnizohet në mënyrë të qëndrueshme rrjeti i hidrovoreve që bëri që pompat të punojnë me kapacitet të plotë. Një ditë pasi reshjet u ndërprenë dhe lumi i tërhoq, uji u larguar pasi hidrovoret punonin. Aktualisht situata është përmirësuar ndjeshëm. Ka një bilanc paraprak por do na duhen edhe 3 ditë për të bërë një vlerësim të plotë. Dëme në Ndroq, 50 lopë qumështi u mbytën për fat të keq, pjesa tjetër u spostua. Dëmtime në 60 viça. Dëme edhe në Gosë në bagëti. Nuk kemi pasur dëmtime të të mbjellave, por dëmtime të kufizuara të bazës ushqimore.

Banorët në zonën e Sukthit kanë ndarë shqetësimet për dëmet që u janë shkaktuar nga reshjet…

Unë e ndaj shqetësimin e banorëve, kam qenë personalisht në Sukth, duke parë nga afër dëmet që u janë shkaktuar. Ka patur sinjale se një banor ka hapur një portë hidrocentrali privat në Surrel, gjë që ka krijuar një fluks të shtuar uji. Kam njoftuar kryeministrin Rama, dhe po hetohet për këtë çështje. Duhet të njoftohet për kuotat e hidrocentraleve private, dhe të ketë programin për hapjen e portave dhe shkarkimet. Ky fenomen duhet ndjekur, prandaj them se kjo është një përgjegjësi kolektive. Me rëndësi është edhe administrimi i baseneve energjetike, dhe burimeve ujore. Për fat të mirë u bë shpërngulja në kohë e banorëve, për të mos rrezikuar jetën e tyre. Ndërkaq po bëhet vlerësimi i dëmeve.

Sa biznese ka që janë dëmtuar?

Do na duhen edhe 3-4 ditë për një bilanc të plotë. Për të parë shkallën e dëmit dhe mundësitë më pas. Ndërkohë ne do të mbyllim dëmet e shkaktuara një vit më parë.

Sa është fondi për dëmshpërblimet?

Janë 6 milionë euro. Katër milionë euro për bizneset e dëmtuara në basenin e Vjosës. Ne do fillojmë dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuar si disbusim direkt në kontot e këtyre bizneseve. Një pjesë do jepet si grant për të ringritur kapacitetet e dëmtuara. Një fond i vogël do kalojë si asistencë teknike. Duhet të përfundojmë shumë shpejt evidentimin e shkallës së dëmeve.

Balkanweb

Next Post

Horoskopi 14 janar 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In