• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjarja që tronditi Shqipërinë, si u vranë Baba Faja Martaneshi, Baba Fejzo e Dede Abazi

by A R
03/10/2024 20:25
Mustafa Martaneshi ne rreth

Mustafa Martaneshi ne rreth

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Xhafer Sadiku

Deri më 1927 bektashizmi në Shqipëri ka qenë sekt. Atë vit Selia e bektashizmit që ishte në Turqi u mbyll nga reformat e qeverisë turke. Kryeprijësi Niazi Sali Dedej erdhi në Shqipëri dhe ngriti në Tiranë Kryegjyshatën Botërore.

Më 5 Maj 1945 u zhvillua në Tiranë Kongresi IV i bektashinjve të Shqipërisë, ku si përfundim u krijua “Komuniteti Bektashian Shqiptar”. Inisiatorë ishin klerikët e lidhur me regjimin komunist, madje edhe kongresin e bektashinjve e drejtoi njëri prej tyre, baba Mustafa Xhani, i njohur gjerësisht si Baba Faja.

Që në 1944, Baba Faja propagandonte dhe mbronte me këmbëngulje tezën e tij të reformave të bektashizmit, atë të martesës së klerikëve dhe atë të heqjes së petkut fetar. Kundërshtari më i vendosur i tyre ishte Abaz Dedej, i zgjedhur në shtator 1945 si kryegjyshi botëror I bektashinjve.

Pas muajsh të tërë propaganda në radhët e klerikëve Baba Faja ia doli të bindte Baba Fejzon i cili pranoi tezat e tij.

Këshilli i Përgjithshëm i Komuniteetit Bektashian, në mbledhjen e 5 janarit 1947 mori vendim për t’i dhënë dënimin moral disa baballarëve “që ishin arrestuar si elementë reaksionarë dhe që shkonin kundër interesave të Popullit e të Pushtetit të tij”.

Përpos kësaj pike do të propozohej në lidhje me reformat, heqjen e petkut fetar dhe martesa e klerikëve.

Abaz Dedej në fillim nuk deshi të pranonte zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme, por këmbëngulja e Baba Fajës, Baba Fejzos dhe mbështetësve të regjimit e detyroi.

Mbledhja vendosi që baballarët e burgosur si tradhëtarë tu hiqeshin petkat dhe ushtrimet fetare përgjithmonë, duke ngarkuar gjyshatat e zonave ku ndodheshin burgjet e ndryshme për ekzekutimin e këtij vendimi.

Propozimin për martesën e klerikëve bektashianë e bëri Baba Faja, por kundërshtimi qe i zjarrtë nga antarët e Këshillit që më vonë votuan kundër, me në krye Abaz Dedenë. Kryegjyshi ngulte këmbë që nuk lejonte statuti për një vendim të tillë, e duhej që të ishte një Kongres i Përbotshëm Bektashian, sepse i bëhej një cënim esencës bektashiane.

U krye një votim nëse duhej futur në diskutim për reformën e propozuar nga Baba Faja, por Këshilli i Komunitetit Bektashian e rrëzoi.

Megjithëse propozimi i Baba Fajës u rrëzua ai nuk u tërhoq. Krijoi një grup klerikësh të quajtur organizata “BEKTASHINJTË PËRPARIMTARË” dhe bëri udhëtime në teqetë e vendit, si në në Gjirokastër, Përmet, Teqen e Sukës, Memaliaj, Turan i Tepelenës dhe Vlorë.

Organizata kishte si kryetar Baba Fejzon, Nën Kryetar Baba Zejnel Përmetin dhe sekretar Baba Rustemin.

Përpara se të bëhej mbledhja e marsit, Baba Faja, Baba Fejzo, Baba Zejneli dhe Gjysh Rustemi. bënë një mbledhje në kryegjyshatë me kursantët për dervishë dhe u morën firmat e një pjese prej tyre.

Ndërkohë, partizanët që ruanin kryegjyshatën e penguan Dede Abazin të futej në mbledhje, por me këmbënguljen e tij, i bindi.

Dede Abazi iu drejtua Baba Fajës dhe shokëve të tij se “nuk është mirë që të ndahemi por duhet të jemi të bashkuar”. Por Baba Faji refuzoi duke i thënë se faji ishte i tij që nuk ecte në rrugën e re, prandaj, theksoi ai, “ ne kemi vendosur mos të të bindemi dhe mos të respektojmë më si kryegjysh”.

Më 15 mars 1947 mblidhen në shtëpinë e Baba Fejzos njëmbëdhjetë dervishë dhe Baba Faja, Baba Fejzo, Gjysh Rustemi, Baba Zejneli i Përmetit, Baba Qazimi i Plashnikut, Baba Qamili i Osmanzezës, Baba Muçua i Fierit, Baba Xhemali i Luzit të Kavajës dhe Baba Iliazi i Memaliajt. Nga mbledhja u organizua grupi që u quajt “grupi inisjator përparimtar” me kryetar Baba Fejzon, N/kryetar Baba Zejnelin, sekretar Gjysh Rustemin dhe katër antarë, midis të cilëve edhe Baba Faja. Grupi vendosi që të mos kenë më asnjë lidhje me Kryegjyshin dhe të përgatisnin një rezolucion.

Në 18 mars, grupi zhvilloi një mbledhje në dhomën e kursit në Kryegjyshatë për ta caktuar misionarët që do të propagandonin nëpër qarqe për vendimet e grupit. Por, po atë ditë, Dede Abazi gjeti momentin dhe vrau Baba Fajën, Baba Fejzon dhe veten.

Kështu u mbyll aventura e Baba Fajës dhe Baba Fejzos dhe regjimi nuk e vazhdoi zbatimin e tezave të “reformimit” të bëktashizmit.

Këshilli i Komunitetit Bektashian përbëhej prej shtatë klerikë dhe katërmbëdhjetë laikë (civilë). Nga klerikët bënin pjesë: Abaz Dede, Gjysh Ali Gjirokastra (Baba Ali Tomorri, – shënimi im), Gjysh Rustem Melçani, Baba Faja, Gjysh Fejzo Prishta, Gjysh Mustafa Elbasani dhe Gjysh Myrteza Kruja.

Next Post
Rutte viziton për herë të parë Kievin, Zelensky: Pa armë me rreze të gjatë nuk e ndalojmë dot Moskën

Rutte viziton për herë të parë Kievin, Zelensky: Pa armë me rreze të gjatë nuk e ndalojmë dot Moskën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hegseth: Armëpushimi me Iranin në fuqi, ndërsa tensionet rriten në Ngushticën e Hormuzit

Hegseth: Armëpushimi me Iranin në fuqi, ndërsa tensionet rriten në Ngushticën e Hormuzit

May 5, 2026
Përshkallëzohet situata! Irani lëshon sërish raketa dhe dronë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Përshkallëzohet situata! Irani lëshon sërish raketa dhe dronë në Emiratet e Bashkuara Arabe

May 5, 2026
Bie qeveria në Rumani, vendi hyn në pasiguri politike

Bie qeveria në Rumani, vendi hyn në pasiguri politike

May 5, 2026
Arrestohet pas dy vitesh Klementin Islamaj, hodhi babain nga shkallët duke i shkaktuar vdekjen pasi i vrau të ëmën me sopatë

Arrestohet pas dy vitesh Klementin Islamaj, hodhi babain nga shkallët duke i shkaktuar vdekjen pasi i vrau të ëmën me sopatë

May 5, 2026
Alarmi nga Tirana! Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë

Alarmi nga Tirana! Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë

May 5, 2026
Vlorë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

Vlorë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

May 5, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Burgjet plot

May 5, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

May 5, 2026
Sulmet izraelite, rreth 3 mijë persona të vrarë në të gjithë Libanin

Sulmet izraelite, rreth 3 mijë persona të vrarë në të gjithë Libanin

May 5, 2026
Drejtonte në gjendje të dehur furgonin me 13 nxënës, ndalohet shoferi në Belsh

Drejtonte në gjendje të dehur furgonin me 13 nxënës, ndalohet shoferi në Belsh

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In